E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.333, datë 29.5.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për pagat e punonjësve të policisë së shtetit".

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.333, datë 29.5.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për pagat e punonjësve të policisë së shtetit".

Ky vendim ka për qëllim dhënien e shtesës për natyrë të veçantë pune e shërbimi Forcës së Posaçme kundër krimit të Organizuar, sipas funksioneve dhe gradave, e llogaritur në 50% shtesë mbi pagën bazë për gradë. Ky vendim bëhet mbi bazën e memorandumit të mirëkuptimit për krijimin e forcës së posaçme kundër krimit të organizuar. Memorandumi është nënshkruar nga Ministri i Rendit Publik, Ministri i Shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, ku është përcaktuar detyrimi që punonjësit e forcës së posaçme të trajtohen me 50% shtesë page mbi pagën bazë për gradë.

Sipas këtij vendimi, shtesën për natyrë të veçantë pune e shërbimi do ta kenë edhe 24 punonjës, oficerë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë për krimet e rënda. Seksioni i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, me kompetencë në të gjithë territorin e vendit, në ushtrimin e detyrës së vet, ka përgjegjësi të lartë në hetimin e krimeve të rënda. Për këto arsye ata motivohen dhe trajtohen sikurse forca e posaçme.

Trajtimi financiar fillon nga data 16 shkurt 2004, pasi në këtë datë ka filluar funksionimi i strukturës së forcës së posaçme dhe të strukturës së oficerëve të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi janë 9.980 mijë lekë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›