Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të radhës vendimin "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveri
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të radhës vendimin "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë Japoneze, për financimin e projektit "Për rritjen e prodhimit ushqimor", 2KR, në Shqipëri".
Me anë të kësaj Marrëveshja, e pesta në në kuadrin e marrëveshjeve të ndihmës së Qeverisë Japoneze për bujqësinë shqiptare, parashikohet një donacion grant në vlerën e 1.5 milion dollarëve. Kjo shumë do të përdoret për blerje traktorësh dhe makineri bujqësore.
Grantet e dhëna nga qeveria japoneze në kuadër të projektit 2KR janë realizuar me efektivitet të madh dhe në një kohë shumë të shkurtër. Fondet e dhëna grant në kuadër të këtyre marrëveshjeve kanë luajtur një rol të rëndësishëm për plotësimin e nevojave në sektorin e bujqësisë dhe rinovimin e parkut të mekanikës bujqësore në Shqipëri.
Në ndihmë të bujqësisë dhe agroindustrisë shqiptare, Qeveria Japoneze ka miratuar nga viti 1999 katër grante ëpr bujqësinë dhe ushqimin në kuadër të projektit 2KR me një shumë 12.5 milion dollarë, që sëbashku me ketë marrëveshje arrin në 14 milion dollarë