E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti "Infrastruktura ujore bashkiake" financohet me kredi nga Banka Europiane e Investimeve me një vlerë prej 27 milion euro dhe synon përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve të

Projekti "Infrastruktura ujore bashkiake" financohet me kredi nga Banka Europiane e Investimeve me një vlerë prej 27 milion euro dhe synon përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve të disa qyteteve bregdetare. Projekti është hartuar duke u bazuar në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social, si dhe në zbatimin e strategjive dhe politikave të sektorit privat prioritar të furnizimit me ujë
dhe kanalizimeve.

Objektivi i projektit është të rehabilitojë, azhornojë dhe të shtrijë rrjetin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për bashkitë e qyteteve bregdetare Durrës, Lezhë, Shëngjin, Sarandë si dhe të Bashkisë së Korçës. Projekti ka dy komponentë:

• Komponenti i parë; Durrës, Lezhë, Shëngjin dhe Sarandë – me vlerë 12.5 milion euro;
• Komponenti i dytë, Korçë – me vlerë 14.5 milion euro

Në komponentin e parë parashikohet ndërtimi në total i 92 ha Laguna të Trajtimit të Ujrave të Zeza, që përfshijnë trajtimin e parë dhe ajrimin, kolektorët korespondues, rrjetin e kanalizimeve.
Në komponentin e dytë parashikohet ndërtimi i disa kolektorëve të sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe ndërhyrje në rrjetin e ujrave të bardha në qytetin e Korçës dhe përreth dhe ndërtimi i 12.5 km rrjet sekondar të kanalizimeve të ujrave të zeza.

Ky financim është pjesë përbërëse e një projekti të gjërë që parashikohet të financohet nga disa burime të ndryshme financiare. Vlera totale e projektit parashikohet në rreth 73.2 milion euro, nga të cilat 27 milion euro do të financohen nga Banka Europiane e Investimeve, ndërsa pjesa tjetër përkatësisht: nga qeveria shqiptare me rreth 6.6 milion euro, GEF (Global Enviroment Facility) me rreth 4.4 milion euro në formë granti, Lux-Development S.A me 2 milion euro në formë granti, KfW me 21.2 milion euro kredi dhe Banka Botërore me rreth 12 milion euro kredi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›