Këshilli i Ministrave miraton në parim marrëveshjen e ekstradimit midis Shqipërisë dhe Italisë
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha theksoi të një rëndësie të veçantë marrëveshjen e ekstradimit midis Shqipërisë dhe Italisë, që do të nënshkruhet gjatë vizitës së Kryeministrit Italian Romano Prodi në vendin tonë.
“Kryefjala e kësaj mbledhje, - u shpreh Kryeministri - është marrëveshja e ekstradimit me Italinë, që do të nënshkruhet gjatë vizitës së Presidentit Prodi në Tiranë, një vizitë kjo jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo marrëveshje lehtësira të mëdha në luftën e përbashkët kundër kriminaliteti.”
Kryeministri u shpreh se këtë marrëveshje, e cila krijon lehtësira të mëdha në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit, qeveria shqiptare është e gatshme t’ua ofrojë të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe NA, për të rritur në një nivel më të lartë shkallën e sigurisë kudo.