E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Ambasadorin e Kuvajtit për Shqipërinë, z. Ahmad Ali Bu Zoubar

Kryeministri zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Kuvajtit per Shqiperine, z. Ahmad Ali Bu Zoubar.

Pasi e uroi kryeministrin Berisha për festën e kombëtare te pavarësisë, ambasadori Buzuobar u shpreh se Kryeministri kuvajtian pret me kënaqësi viziten qe do të zhvillojë së shpejti ne Tirane dhe takimin me Kryeministrin Berisha si dhe personalitetet te tjera te shtetit shqiptar. Kjo vizitë theksoi ambasadori është një ngjarje të rëndësishme, e cila do te kontribuoje në zgjerimin  dhe thellimin e mëtejshëm te bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, ne te gjitha fushat si dhe ne konsolidimin e mëtejshëm te marrëdhënieve shume te mira politike qe ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Në këtë vizitë, kryeministri kuvajtian do të shoqërohet nga një grup biznesmenësh, të cilat janë të interesuar për investime në vendin tonë si dhe do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme ekonomike e tregtare, të cilat i hapin rrugë forcimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare si dhe investimeve te ndërsjella mes dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi vizitën e Kryeministri kuvajtian si një stacion te rëndësishëm në marrëdhëniet shume te mira politike midis dy vendeve  dhe theksoi se biznesi kuvajtian është i mirëpritur në Shqipëri, ku mundësitë për investime janë të panumërta. Kryeministri Berisha veçoi fushën e energjisë dhe të infrastrukturës rrugore si fusha prioritare ku investimet kuvajtiane janë te mirëpritura dhe te inkurajuara. Kryeministri Berisha e siguroi ambasadorin se qeverisa shqiptare po merr përditë masa te rëndësishme për te krijuar klimën me te favorshme për investitorët e huaj qe po shprehin përherë e me shume interes  te investojnë ne Shqipëri.

Me tej, Kryeministri Berisha falënderoi ambasadorin kuvajtian për ndihmën që Kuvajti ka dhënë në vendin tonë, ne veçanti përmes fondit kuvajtian për zhvillim.

Ambasadori kuvajtian shprehu gjithashtu gatishmërinë e qeverisë kuvajtiane për të vazhduar ndihmën kuvajtiane ndaj Shqipërisë në realizmin e projekteve të rëndësishme, në fusha të ndryshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›