Këshilli i Ministrave miraton vendimin për “Për miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale"

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoj vendimin “Për miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale”.
Sipas të dhënave të regjistrimit në përmbajtje të regjistrit të pasurive të paluajtshme, pranë zyrave përkatëse të regjistrimit të pasurive, rezultojnë se objektet informale të trajtuara në këtë vendim, janë ngritur pjesërisht në troje, pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Një tjetër kontingjent pasurish qe trajtohen në këtë vendim janë shtesat (anësore) informale në ndërtime me leje. Për këtë kategori ndërtimesh, autoritetet e përcaktuara nga ligji, ALUIZNI dhe njësitë e qeverisjes vendore kanë kryer të gjitha procedurat tekniko-ligjore për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të legalizimit për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurat kualifikuese për legalizimin e tyre , duke bërë të mundur trajtimin e këtyre pasurive, nëpërmjet këtij vendimi, si dhe procedurave të tjera vijuese.
17/02/2011