E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miraton vendimin për masat e sigurisë të përdorimit të gazit e naftës

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për masat për përmirësimin e situatës së sigurisë dhe të veprimtarive në instalimet e impiantet, që shërbejnë për depozitimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Kryeministri Berisha e konsideroi këtë vendim shumë të rëndësishëm që rrit shkallën e sigurisë në përdorimin e këtyre produkteve në vend.

“Ky vendim, - u shpreh Kryeministri - përbën një bazë të re për sigurinë nga impiantet e shpërndarjes së këtyre lëndëve, përcakton kriteret, detyrimet dhe masat, të cilat rrisin në mënyrë të ndjeshme shkallën e sigurisë.”

Vendimi i sotëm është rezultat i studimeve disa mujore që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në bashkëpunim me ministri të tjera, i ka bërë këtij problemi.


27/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›