E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një delegacion të Institutit Demokratik Amerikan

Kryeministri Berisha priti sot në takim një delegacion të Institutit Demokratik Amerikan (NDI) të kryesuar nga Robert Benjamin.

Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha i njohu përfaqësuesit e NDI-së me përgatitjet për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore dhe me vendosmërinë e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin e NDI-së me qeverinë për përfshirjen e grave në politikë, ndërsa theksoi se sistemi i ri zgjedhor përveç kuotës së përcaktuar garanton një garë të ndershme për përfaqësimin e grave në parlament.    

Nga ana e tij përfaqësuesit e NDI-së vlerësuan rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon duke nënvizuar se komuniteti ndërkombëtar e vlerëson shumë këtë fakt.

Z. Benjamin theksoi se axhenda e politikës së jashtme të Shqipërisë ka qenë shumë konstruktive, dhe përbën shembull për vendet e tjera të rajonit.     
     


27/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›