Keshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme miratoi vendimin "Për ndërtimin me konçesion të autostradës Rrogozhinë-Pezë-Degëzim Tiranë-Vorë-Thumanë dhe caktimin e organit shtetëror të
Keshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme miratoi vendimin "Për ndërtimin me konçesion të autostradës Rrogozhinë-Pezë-Degëzim Tiranë-Vorë-Thumanë dhe caktimin e organit shtetëror të autorizuar".
Qeveria caktoi Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit si organ shtetëror të autorizuar, për përgatitjen, negocimin, formulimin dhe nënshkrimin e kontratës së konçesionit, të formës "BOT" me shoqërinë konçensionare Shoqëria "Riviera J.V.Ltd & Sh.a. "DNS" S.A.
Autostrada Rrogozhinë-Pezë-Degëzim Tiranë-Vorë-Thumanë, sipas një gjurme paraprake, parashikohet të ketë një gjatësi rreth 60 km (Rrogozhinë-Pezë 22km, Pezë-Degëzim Tiranë 8 km, Ura e Beshirit-Vorë 17km, Vorë-Thumanë 14 km). Autostrada do të përfshihet në korridorin kombëtar Veri-Jug, Hani i Hotit-Kakavijë.
Ajo kalon nëpër rajonin Tiranë-Durrës, që aktualisht e në të ardhmen do të jetë rajoni me zhvillim më të madh e me popullsinë më të dendur të vendit. Shtrirja Veri-Jug e bën këtë autostradë një ndër rrugët më komunikuese e tepër të shpejta midis pjesëve të vendit, duke e lidhur gjithashtu me Tiranën e Aroportin e Rinasit, Krujën, Laçin, Durrësin, Kavajën e Rrogozhinën, pellg me një popullsi mbi 1.5 milionë banorë.
Autostrada Rrogozhinë-Pezë-Degëzim Tiranë-Vorë-Thumanë, jo vetëm do të shkurtojë distancën e Aeroportit të Rinasit me Veriun dhe Verilindjen e vendit (rreth 20 km), por do të lehtësojë së tepërmi lëvizjen e qarkullimin e brendshëm e atë ndërkufitar me shtete fqinje, si Mali i Zi e Greqi.
Projekti parashikon ndërtimin e 2 autostradave me katër kalime të ndara (2 vajtje dhe 2 ardhje) sipas standarteve bashkëkohore.
Ndërtimi i autostradës Rrogozhinë-Thumanë parashikon paraprakisht një investim prej rreth 100 milionë Euro, ku përfshihet edhe projektimi dhe supervizioni i punimeve të zbatimit.
Gjithashtu Keshilli i Ministrave adoptoi vendimin "Për miratimin, në parim, të Marrëveshjes së huasë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për zhvillim, për financimin e projektit të rikonstruksionit të rrugës Vorë-Rinas-Fushë-Krujë".
Objekti kryesor i projektit është financimi i rikontruksionit të seksionit rrugor Vorë-Rinas-Fushë-Krujë me gjatësi 11.1 km, i cili gjatë krizës kosovare pësoi dëmtime të konsiderueshme si rezultat i fluksit të madh të automjeteve të rënda. Ky seksion rrugor është pjesë e rëndësishme e Korridorit Kombëtar rrugor Veri-Jug, si dhe realizon lidhjen e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza" me kryeqytetin dhe me të gjithë zonën jugore të vendit. Projekti i zbatimit, që është përgatitur nga kompani konsulence lokale, parashikon kryerjen e punimeve për përmirësimin e parametrave gjeometrik të rrugës, si dhe përmirsimin e strukturës së shtresave të saj sipas standarteve europiane, konkretisht standartit italian CNR3.
Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin: ‘'Për shpronësimin për interes publik, të pasurisë së paluajtëshme, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Valias-Qerrekë-Rinas, si dhe pronarëve që ndodhen brenda rrethimit të aeroportit "Nënë Tereza''".
Pronarët e pasurive të paluajtëshme që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë, sipas masës përkatëse për sipërfaqet 14 137 m2 tokë arë, 10.600 m2 tokë/ truall dhe 14 .774 m2 kullotë, që vlerëohet me shumën e përgjithëshme 34 469 200 lekë. Vlera e shpenzimeve do të përballohet nga Sh.a. "Albtransport''. Shpronësimet do të përfundojnë brenda datës 31.7.2003.
Punimet në këtë segment do të përfundojnë 90 ditë nga shpallja e fituesit të tenderit.