E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, gjate mbledhjes se qeverise e cila po perfundonte analizen e veprimtarise 6-mujore te ekzekutivit, pas pese oresh arsyetimesh serioze te pergjegjeshme dhe konstruktive, ne menyre krejt te papritu

Sot, gjate mbledhjes se qeverise e cila po perfundonte analizen e veprimtarise 6-mujore te ekzekutivit, pas pese oresh arsyetimesh serioze te pergjegjeshme dhe konstruktive, ne menyre krejt te papritur, madje pa i dhene kohe vetes te raportoje si gjithe ministrat e tjere te kabinetit, Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Ilir Meta deklaroi se largohej ne menyre te parevokueshme nga tavolina qeverisese dhe bashkepunimi me Kryeministrin Fatos Nano pa pritur as reagimin e Kryeministrit dhe te antareve te tjere te qeverise. Me poshte po publikojme debatin e ores 22.05 kur ndodhi ngjarja e papritur:

ILIR META : Se pari, dua te shpreh zhgenjimin tim dhe te kundershtoj vleresimet kritike qe behen per punen e Ministrise se Puneve te Jashtme, te cilat i konsideroj si nihiliste, tendencioze dhe denigruese, per kete institucion, siç doli edhe nga analiza 6-mujore, qe u zhvillua atje, ku ministri Klosi dhe perfaqesues te tjere nga Kryeministria, moren pjese dhe ku u ftuan te bejne pyetje apo verejtje dhe nuk bene asnje te tille. Duke e lidhur kete analize edhe me shkresat e fundit te ardhura nga kabineti juaj, ku ne menyre arbitrare synohet te eleminohet Ministria e Puneve te Jashtme si institucion pergjegjes per zbatimin e politikes se jashtme, duke e vendosur ne nje tutele te plote personale nga ana juaj dhe e keshilltareve tuaj dhe duke i konsideruar keto veprime si vazhdim te luftes tuaj personale, ne kuader te perpjekjes per absolutizimin personal te qeverisjes, deshiroj t'ju njoftoj largimin tim te parevokueshem nga kjo tavoline, qe drejtoni ju, duke mos pranuar me qe te behem pjese e fallsitetit dhe e hipokrizise tende qeverisese.

Faleminderit.

FATOS NANO : Do largoheni tani, pa qendruar per reagime?

ILIR META : Per reagime nuk ka nevoje.

FATOS NANO : Ky eshte nje veprim i papritur dhe inkoherent me kete mbledhje shume funksionale, konstruktive dhe te dobishme per vazhdimin e punes se ketij kabineti. I papritur dhe inkoherent, sepse, gjithashtu, krahas vleresimit objektiv te punes se Ministrise se Jashtme nga struktura e monitorimit si per te gjitha ministrite e tjera, une dhe kabineti prisnim nje reagim, gjithashtu, koherent, me debatin e kryer per çeshtje te ngritura nga zoti Meta deri pak perpara dhe me angazhimin e rishfaqur te zotit Meta edhe me shkrim prane Kryeministrit, ne daten 10.7.2003, me nje leter me numer protokolli 2171, te Ministrise se Puneve te Jashtme, me lende: "Mbi angazhimin tim si zevendeskryeminister". Permbajtja e saj eshte : "Zoti Kryeminister, krahas angazhimit tim si minister i Puneve te Jashtme, i qeverise qe Ju drejtoni, ne vijimesi kam ndjekur me perparesi mbarevajtjen e punes se institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave, veprimtarine e te cilave e ndjek zevendeskryeministri. Gjithashtu jam angazhuar me seriozitetin e perkushtimin e duhur ne drejtimin e keshillave, komiteteve apo grupeve nderministrore, qe drejtohen nga une, ne cilesine e zevendeskryeministrit. Duke qene i bindur per mundesine e nje angazhimi me te madh ne drejtim te intensifikimit te metejshem te punes se qeverise, shpreh gadishmerine time per te marre persiper dhe realizuar me sukses te gjitha detyrtat qe se bashku mund te vendosim te ndiqen nga zevendeskryeministri. Ne pritje te nje pergjigje Tuajen, Me respekt Ilir Meta"

Ne funksion te kesaj letre dhe ne konkluzion te analizave politike, qe i paraprine kesaj analize te ekzekutivit, ne daten 10.7.2003, une realizova takim zyrtar dhe institucional me zotin Meta, ku raportoi per detyrat qe ndjek, ku degjoi vleresimet e Kryeministrit, qe nuk jane te ndryshme nga permbajtja e materialit te analizes dhe thekset kritike qe une kam vene per mosbashkeveprimin e tij si minister i Jashtem dhe zevendeskryeminister me qeverine dhe me Kryeministrin gjate 11 muajve te kaluar dhe rame dakord se bashku dhe ne kete funksion eshte hartuar nje urdher i Kryeministrit, per nje rishikim te pergjegjesive dhe ngarkim akoma me funksional dhe koherent te zevendeskryeministrit me detyra per te ndihmuar Kryeministrin ne drejtimin e qeverise, qe lidhen me komitete nderministrore dhe institucione dhe agjenci vartese te Keshillit te Ministrave apo te specializuara qe kane te bejne me zbatimin e objektivave te ekzekutivit. Keshtu qe qendrimi i sotem dhe veprimi i sotem eshte, e perseris, i papritur, inkoherent dhe me ne fund jofunksional dhe me sa duket i papergjegjshem ne vazhden e qendrimit te papergjegjshem, mosbashkepunues dhe shmanges ndaj detyrave dhe pergjegjesive, per te cilat zoti Meta, eshte mandatuar dhe votuar, te 11 muajve qe kane kaluar. Pra shpreh keqardhjen time per kete ngjarje dhe per humbjen e nje bashkepunetori qe ka aftesi krejt te tjera nga ato qe nuk ka dashur te shfaq ne keta gati 12 muaj. Natyrisht, kjo nuk e cenon punen e qeverise, ashtu siç nuk e ka cenuar realizimin e objektivave te programit ne gati 12 muajt e fundit, per arsye se une dhe kabineti im, i mbeshtetur edhe nga 2 ministrat e shtetit, kemi arritur, me me shume ngarkese te perballojme deficitin e punes te pakryer nga zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme.

Me ne fund kjo çeshtje, me sa duket, ka konotacion opozite politike dhe nga kjo pikepamje dhe vetem nga kjo pikepamje, vendimi i njeanshem i marre nga zoti Meta, i shpallur ne kete mbledhje dhe konsumimi i veprimit me largimin e tij, eshte koherent, sepse opozite politike brenda qeverise, nuk besoj se mund te arsyetohet nga ndonje pikepamje e perfaqesimit politik te kesaj qeverie te mazhorances dhe te Partise kryesore ne te dhe as nga pikepamja e disiplines dhe e dispozitave kushtetuese dhe ligjore.

Prandaj dhe arsyetimi im i metejshem per te zevendesuar kete humbje te nje bashkepunetori me atribute te rendesishme ne qeveri, do te jete politik dhe institucional.

Duke e quajtur te perfunduar me shume pergjegjesi dhe rezultat analizen qe kryem ne me shume se gati 5 ore, dua t'ju rikapituloj vleresimin dhe mbeshtetjen time per seriozitetin e punes tuaj si dhe per vazhdimin e angazhimeve te ndermara jo vetem ne procesin e qeverisjes, por edhe ne kete mbledhje, ku nuk u kontestuan perfundimet e monitorimit dhe detyrat prioritare per 6-mujorin e dyte te vitit.

Besoj se po krijojme, gjithashtu, nje praktike qe jo vetem permbush nje detyrim ligjor, siç eshte analiza e dikastereve dhe e qeverise çdo 6 muaj, pra dy here ne vit, por edhe po krijojme nje precedent pozitiv per forcimin e punes ne ekip dhe per kapercimin ne menyre kolegjiale te diskordancave , te cilat nuk me rezultojne konceptuale, por objektive dhe subjektive, qe sjellin bashkerendimin e ritmeve te punes dhe te funksionimit ndermjet dikastereve ne nje qeveri, ne nje institucion vendimarres te ekzekutivit.

Me ne fund me lejoni t'ju shpreh mirekuptimin dhe mbeshtetjen time per rezultate te metejshme, te cilat nuk do te mungojne edhe me detyrimin per te zevendesuar karrigen bosh te zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem. Natyrisht, kjo do te doje kohen minimale te nevojshme per arsyetimin politik dhe institucional te ngjarjes.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›