Këshilli i Ministrave miratoi dy vendime që kanë të bejnë me fazën e parë të privatizimit të INSIG-ut; Miratoi vendimin "Për miratimin e çmimit të negociuar për shitjen e aksioneve t
Këshilli i Ministrave miratoi dy vendime që kanë të bejnë me fazën e parë të privatizimit të INSIG-ut;
Miratoi vendimin "Për miratimin e çmimit të negociuar për shitjen e aksioneve të INSIG sh.a. ( Faza e parë)".
Kështu u vendos miratimi i çmimit të negociuar, për vlerën totale (100 %) të aksioneve të INSIG, prej 3.200.000.000 (tre miliadë e dyqind milionë) lekë.
Vlera që IFC-ja dhe BERZH-i do të paguajnë për blerjen e aksioneve të INSIG sha.-së, do të jetë 39 përqind e vlerës se parashikuar me lart.
Në këtë kuadër u vendos edhe rishikimi i afatit të negociatave me institucionet financiare ndërkombëtare për fazën e parë të privatizimit të INSIG-ut'', për një periudhë 6-mujore.