E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën u miratuan disa vendime dhe projektligje. • U miratua vendimi "Për miratimin

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën u miratuan disa vendime dhe projektligje.

• U miratua vendimi "Për miratimin e planit të pestë të masave për sektorin e energjisë elektrike, për vitet 2005-2007"

Objektivat kryesorë që parashikohen të arrihen në këtë plan të pestë masash janë:

Rritja e arkëtimit të energjisë elektrike;
Rritja e faturimit të saktë të energjisë elektrike;
Zvogëlimi i humbjeve të energjisë elektrike;
Përmirësimi i furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve, nëpërmjet rehabilitimit të 3 hallkave të sistemit; elektroenergjitik, prodhim-transmetim-shpërndarje;
Eleminimi tërësisht i subvencionit që qeveria jepte për importin e energjisë elektrike.

Në masat teknike: përfshihen realizimi i një sërë projektesh të rëndësishme si rehabilitimi i sektorëve të prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike, si rehabilitimi i kaskadës së Drinit, Matit dhe Bistricës, fillimin e punës për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, vazhdimin e procedurave për ndërtimin e linjës 400 kv Elbasan-Potgoricë, vazhdimin e procedurave për ndërtimin e Qendrës Kombëtare Dispeçer, ndërtimin apo fuqizimin e një sërë nënstacionesh rajonale, apo ndërhyrjet në rrjetin shpërndarës të shumë qyteteve. Këto projekte janë në fazën e përgatitjes ose të zbatimit dhe kanë një shtrirje kohore 2 dhe 3 vjeçare.

Në masat organizative: Përfshihen vazhdimi i asistencës në menaxhim i Sha, KESH-it, nga ana e Kompanisë italiane ENEL s.p.a, ristrukturimi i divizionit të prodhimit dhe të shpërndarjes dhe krijimi i shoqërive të prodhimit, si dhe përgatitjes për t'i sjellë ato në pikën e privatizimit.

Në masat qeveritare: Përfshihen mbështetja për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike të subjekteve buxhetore dhe jobuxhetore ndaj sha KESH-it dhe angazhimi për pagesën 100% të faturave të energjisë elektrike për vitin 2004 të subjekteve buxhetore dhe jobuxhetore. Parashikohet gjithashtu që të përfundojë instalimi i matsave.

• Në mbledhjen e sotme u miratua edhe vendimi "Për disa shtesa në vendimin nr.528, datë 31.10.2002 të Këshillit të Ministrave për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Elbasan-Librazhd".

Drejtoria e Përgjithshme Rrugëve me cilësinë e subjektit kërkues, bazuar në ligjin "për shpronësimet për interes publik" paraqet këtë kërkesë, duke përmbushur në këtë mënyrë detyrimet e shtetit shqiptar për realizimin e suksesshëm të investimeve për interes publik, por duke mbrojtur njëkohësisht të drejtat dhe interesat e personave fizike, juridik private.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit kap shifrën 49.302.467 lekë dhe do të përballohet nga buxheti, zëri "shpronesime", për Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.

• U miratua edhe vendimi "Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i ujësjellësit të ri të qytetit të Gjirokastrës."

Ky shpronësim bëhet në kuadrin e investimit për ujësjellësin e ri të qytetit të Gjirokastrës, në të cilin do të ndërtohen objekte si, depo uji dhe godina administrative, të cilat prekin pronë private. Fodi për këtë shpronësim kap shifrën 3.025.497 lekë

• Nje tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e sotme eshte edhe ai për "Miratimin në parim të marrëveshjes së Grantit holandez, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për zhvillim (IDA), për planin e rregullimit të qytetit të Tiranës

Qeveria hollandeze ka rënë dakort t'i akordojë Shqipërisë, në rolin e marrësit, një grant me shumën 1.466.000 dollarë amerikanë, për planin e rregullimit të qytetit të Tiranës.

Qëllimi i këtij granti është të ndihmoje Shqipërinë në drejtim të nxitjes së një menaxhimi më të mirë urban në Bashkinë e Tiranës dhe aktivitetet për të cilat jepet granti janë:

- Përgatitja e një plani të rregullimit urban që të jetë në përputhje me situatën aktuale social-ekonomik dhe ligjet për decentralizimin.

- Zhvillimi i kapaciteteve dhe fuqizimi institucional në Bashkinë e Tiranës, për zbatimin më të mirë të Planit të
Rregullit Urban.

• U miratua edhe vendimi për lejimin e "ARMO" sha Fier të përdorë procedurën "Prokurim i Drejtëpërdrejtë", për auditimin e shoqërisë.

Duke patur parasysh faktin që Shoqëria ‘ARMO" është në procesin e privatizimit, me qëllim që të sigurohet besueshmëria e nevojshme për investitorët strategjikë, nëpërmjet llogarive të përgatitura në përputhje me standartet ndërkombëtare të auditimit, është i nevojshëm auditimi ndërkombëtar i llogarive të shoqërisë për vitin 2003 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2004.

Ky auditim do të bëhet nga shoqëria e njohur ndërkombëtare "Deloitte&Touche".

*****

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme edhe disa projektligje, si pjesë e reformës penale.

• Kështu, u miratua projektligji "Per pergjegjesinë penale të personave juridike"

Marrëdhëniet juridike që parashikon të rregullojë projektligji janë komplekse dhe përbëjnë një risi në të drejtën penale dhe traditën juridike shqiptare. Për herë të parë normohet ligjëriisht dhe përgjegjësia penale e personave juridikë.

Në projektligj parashikohen:

- Bazat e përgjegjësisë penale të personave juridike, duke percaktuar shprehimisht përgjegjësitë, masat dhe llojet e dënimeve. Sipas këtyre përcaktimeve, personi juridik është përgjegjës për veprat penale të kryera nga organet dhe përfaqësitë e tij, gjatë shkeljes së detyrimeve ligjore dhe statutore, pavarësisht nga fakti nëse personi juridik ka përfituar ose do të kishte përfituar të ardhura të paligjshme për vete ose për të tretë.

- Përgjegjësinë e personit juridik edhe në rastet kur personi që ka kryer vepren penale nuk mund të identifikohet, të merret i pandehur, apo ekzistojne kushtet e parashikuara për mosfillimin e procedimit penal

- Llojet e dënimeve kryesore dhe plotësuese për veprat penale të ktyrera nga personat juridik, ku si dënime kryesore janë parashikuar gjoba dhe mbarimi i detyruar i personit publik.
- Trajtimin e personave juridike të proceduara dhe gjykuar penalisht, duke bërë shënimet e nevojshme në rregjistrat dhe dokumentat e gjendjes civile, si dhe në rregjistrat përkatës të personave juridikë.

Si dënime plotësuese parashikohet të jenë edhe:

- Konfiskimi i mjeteve te kryerjes së veprës penale dhe produkteve të saj;

- Mbyllja e një ose më shumë veprimtarive a strukturave të personit juridik;

- Vendosja e personit juridik ne mbikqyrje te detyruar;

- Skualifikimi nga e drejta per të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve, koncensioneve apo subvencioneve;

- Ndalimi për të kërkuar publikisht fonde dhe burime financiare;

- Heqja e të drejtës së ushtrimit të një a më shumë veprimtarive ose operacioneve dhe detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.

Ky projektligj është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe në veçanti me legjislacionin e BE-së.

• U miratua edhe projektligji "Për përdorimin e mjeteve të videombikqyrjes së hapur, në vende publike dhe private, ne funksion të sigurisë publike dhe të proves në procesin penal"

Në projektligj përcaktohen:

1.Kushtet dhe procedurat per lejimin dhe perdorimin e mjeteve te videombikqyrjes se hapur, ne funksion te sigurisë publike dhe private dhe te përdorimit si prove ne procesin penal.
2.Organet përgjegjese te ngarkuara per vleresimin, lejimin dhe kontrollin e zbatimit
3.Te drejten e qytetarit per t'u informuar për sistemet e videombikqyrjes dhe mundesite e trajtimit te imazheve te tij në një ambient të videombiqyrur
4.Te drejten e çdo personi qe ne rastet e shkeljes se te drejtave te tij, ti drejtohet gjykates per ti kerkuar rivendosjen e se drejtes se shkelur dhe shperblimin e demit
5.Rregullat e pergjithshme per zhvillimin e videombikqyrjes, duke perfshire ne to procedura me kompetenca lejuese dhe kontrolluese
6.Elementet teknike te marrjes dhe trajtimit te pamjeve filmike
7.Lehtesite ligjore per perdoruesit e imazheve, te cilet mund te jene vetem organet e ndjekjes penale
8.Kundravajtjet administrative dhe sanksionet per çdo rast.

Përdorimi i videombikqyrjes, si nga realiteti shqiptar dhe nga statistikat ndërkombëtare, po gjen zbatim gjithnje e më të madh për efektet e sigurisë dhe përdorimit si provë në ndjekjen penale.

Projektligji është hartuar në përputhje me standartet ndërkombëtare.

• Nje tjeter projektligj i miratuar në mbledhjen e sotme është edhe projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr 8136 datë 31.07.1996 "Për Shkollën e Magjistraturës të RSH".

Miratimi i këtij projektligji do të rrisë cilësisht punën dhe funksionimin e shkollës së Magjistraturës, sipas standarteve dhe eksperiencave pozitive europiane.

• U miratua edhe projektligji "Për muzetë"

Miratimi i këtij projektligji plotëson një vakum ligjor dhe në të parashikohen:

- Llojet e muzeve, kompetencat, mënyrën e krijimit dhe instituciones kompetente për miratimin e regulloreve, emërimet dhe lirimet nga detyra të drejtuesve të muzeve;

- Të drejtën e hapjes së muzeve private, të drejtën e licensimit dhe kriteret;

- Drejtimin metodologjik të muzeve, normat e detyrueshëm në strukturën e organikës, sigurimin e tyre;

- Përbërjen,statusin, kopetencat e "Komisionit Shtetëror të Muzeve" dhhe mënyrën e shpërblimit të natarëve;

- Financimin e muzeve, duke përcaktuar qartë përdorimin e fondeve buxhetore dhe donaciones e ndryshme;

- Detyrimin për rregjistrimin e të gjithë muzeve publike, kombëtare dhe vendore, në Rregjistrin kombëtar të muzeve, brenda një viti nga rija në fuqi e këtij ligji.

****

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi edhe disa vendime te tjera:

• U miratua edhe vendimi për "Konservimin e fabrikës së rafinimit në Uzinën e bakrit, Rubik dhe për mbylljen e fabrikës së pasurimit të bakrit, Mjedë, Shkodër".

Uzina e Bakrit Rubik, ku përfshihet fabrika e shkrirjes dhe e Rrafinimit, si dhe Fabrika e Pasurimit të bakrit Mjedë, kanë qenë të përfshira në objektet e koncensionit, dhënë kompanisë turke Ber-Oner. Por kjo kompani koncensionare ka kërkuar heqjen nga koncensioni të këtyre objekteve. Ky vendim nuk sjell efekte sociale, pasi në objektet e mesiperme nuk ka punëtore aktualisht.

• U miratua vendimi për lejimin e KESH, Sha-se, të bëjë rivlerësimin e pasurisë.

Shoqëria "KESH" sh.a është në vazhdimësi të procesit të riorganizimit, ristrukturimit për funksionimin e një kompanie sipas Standarteve Ndërkombëtare, me qëllimin e vetëm për futjen në konkurence me kompani simotra në Europë e më gjerë.

Bilancet financiare të KESH sh.a auditohen nga auditorë të pavarur (Kompani ndërkombëtare audituese) të besueshëm për donatorë potencialë si Banka Botërore, Banka Europiane, si dhe institucione të tjera financiare, të cilat kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë në Sektorin Energjitik.

Në raportet e tyre të pavarura , auditorët, pothuajse çdo vit paraqesin si mangësi kryesore në përgatitjen e pasqyrave financiare faktin që AQT-të (Aktivitete te Qendrueshme te Trupezuara) janë të parivlerësuara, dhe nuk kanë vlerën e tregut të tyre.

Për këtë arsye, në bazë të këtij vendimi, KESH sh.a do të kryejë rivlerësimin e Aktiveve të Qëndrueshme të Trupëzuara, në zotërim të shoqërisë, duke përdorur metodat e IFRS-së (Standartet Nderkombetare të Raportimit Financiar).

• U miratuan edhe "Disa shtesa në vendimi nr 130, datë 18.3.1999, të Këshillit të Ministrave për Inspektoriatin shtetëror të Kontrollit të naftës, gazit, nënprodukteve të tyre", të ndryshuar.

Në këto ndryshime bëhet një ripërcaktim i rolit, detyrave, përbërjes dhe funksionimit të Inspektoriatit Shtetëror të Kontrollit të Naftës, Gazit dhe nënprodukteve të tyre.

• U miratua vendimi "Për transferimin në pronësi të Bashkisë së Shijakut të mjediseve dhe të truallit funksional të pronës "ish brigadë këmbësorie"në Shijak, në përgjegjesi administrimi të ministrisë së Mbrojtjes" dhe për një ndryshim në vendimin nr. 515 datë, 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes"

• U miratua vendimi për "Miratimin në parim të marrëveshjes midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisdë dhe Këshillit të Ministrave të Serbisë e Malit të Zi, për bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik"

Kjo marrëveshje parashikohet të nënshkruhet gjatë vizitës në Tiranë të Ministrit të Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare të Serbisë dhe Malit të Zi, në muajin janar 2005.

Marrëveshja ka për qëllim zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve dhe rritjen e përfitimit reciprok.

Palët do të bëjnë përpjekje për të siguruar kushte të qëndrueshme për zhvillimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet tyre, e në veçanti bashkëpunimin në fusha të tilla si bankë, industri, shkencë e teknologji.

• U miratua vendimi për "Miratimin në parim të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, Republikës sëÇekisë, Republikës së Hungarisë, Republikës së Polonisë, Republikës së Rumanisë, Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Sllovenisë, për mbështetjen e bashkëpunimit në fushën e Arsimit të Lartë, në kuadër të programit të shkëmbimit të studimeve universitare për Europën Qëndrore (CEEPUS II)

Ne kuadrin e bashkëpunimit shumëpalësh dhe bazuar në interesin e përbashkët të Shqipërisë dhe këtyre vendeve për bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë, në veçanti për bashkëveprimin ndëruniversitar dhe qarkullimin studentor, pala austriake ka propozuar që Shqipëria të bëhet palë e Programit të Shkëmbimit të Studimeve Universitare për Evropën Qëndrore (CEEPUS II)

Qëllimi i këtij programi është të mbështesë dhe të promovojë me të gjitha mjetet bashkëpunimin ndëruniversitar transkombëtar dhe të përmirësojë dimensionin e kurrikulës universitare në Evropën Qëndrore dhe Juglindore.

• U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë, për bashkëpunimin në fushën Sanitaro-veterinare."

Kjo marrëveshje ka për qëllim të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve respektive, Shqipërisë dhe Moldavisë, lidhur me marrëdhëniet tregtare të eksporteve, importeve dhe tranzitit të kafshëve, prodhimeve të detit, prodhimeve blegtorale, biopreparateve dhe prodhimeve farmaceutike me përdorim te kafshët.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›