E Diel, 1 Nëntor 2026

-Fjala e Kryeministrit Fatos Nano në analizën vjetore të punës për vitin 2004 të Ministrisë së Financave- Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot paradite në analizën vjetore të pun

-Fjala e Kryeministrit Fatos Nano në analizën vjetore të punës për vitin 2004 të Ministrisë së Financave-

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot paradite në analizën vjetore të punës së Ministrisë së Financave. Pas prezantimit te Ministrit te Financave si dhe menaxhereve dhe administratoreve kryesor publik ne vend te cilet permblodhen hapat dhe zhvillimet ne sektoret perkates Kryeministri Nanoduke marre fjalen u shpreh:

"Besoj se nuk është i panatyrshëm kontakti juaj me Kryeministrin në çdo fillim viti. Nuk është për herë të parë dhe unë jam sot këtu për të vazhduar këtë partneritet me ju, sepse kam shumë besim tek ju dhe e vlerësoj punën tuaj.

Dua që në fillim t'ju përgëzoj për rezultatet shumë të mira që keni arritur në objektivat financiare të 2004, që shfaqen duke provuar edhe kontributet tuaja të spikatura në vazhdimin e rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të ekonomisë, në reduktimin e mëtejshëm të evazionit fiskal, të kontrabandës, në forcimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit apo pastrimit të parave, gjithashtu dhe të tjerë aksione prioritare që janë krejt në përputhje me programin e qeverisë. Nuk po humbas kohë, nuk po shkaktoj evazion apo inflacion duke ripërmendur tregues, pra nuk dua të krijoj taksim të dyfishtë për arritjet apo problemet që keni identifikuar.

Pra, nuk dua të citoj, të ripërmend shifra që ministri dhe titullarë të tjerë i kanë bërë publike në analizat tashmë të kryera edhe brenda jush, por besoj se analiza e Ministrisë së Financave, vecanërisht analiza e gjendjes së financave publike të vendit, nuk mund të mbyllen vetëm këtu, vetëm tek stafi i Ministrisë së Financave, vetëm tek skema e ngushtë e menaxhimit të financave publike, të ardhurat shpenzimet, etj dhe është e dobishme, sic jeni edhe ju të hapur, që të identifikohen dhe konsolidohen lidhjet organike që burojnë nga ligji gjithashtu, të administrimit të financave publike me politikat sektoriale dhe me dikasteret që drejtojnë dhe administrojnë prioritetet kryesore të programit ekzekutiv në tërësinë e vet.

Pra unë e konsideroj, (prandaj jam edhe vet i pranishëm), si pjesë shumë të rëndësishme të veprimtarisë së gjithë qeverisë analizën e administrimit të financave publike dhe me këtë nxitje pozitive kërkova që të jenë të pranishëm dhe të flasin sot këtu edhe menaxherët kryesor publik të vendit që i dëgjuam, të cilët besoj edhe në vemendjen tuaj dhe në vëmendjen e publikut janë afirmuar si shumë të ndryshëm nga ekspertët e djeshëm të sistemit të piramidave.

Do të doja ta shfrytëzoja takimin e sotëm të punës për të shqyrtuar së bashku me ju disa tema të mëdha që nuk mund të anashkalohen, natyrisht të financave publike, të cilat janë sfida përpara administratorëve dhe politikës, janë sfida përpara komunitetit tonë për zhvillim dhe integrim. Këto sfida shtrohen:

shkak të rritjes së shpejtëpër ekonomike të vendit, që ka nevojë të garantohet se do të vazhdoje edhe në vitet në vijim.
thellimit dhe pershpejtimit tëpër shkak të pashmangshmërisë se reformave të integrimit, jo vetëm në tregjet rajonale dhe globale, por edhe në standartet e menaxhimit të ekonomisë që ka bota e përparuar.

Për shkak sipërmarrjes vendase dhe të zgjerimittë rritjes së shpejtë dhe konsolidimit të të fluksit të investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare.

Për këtë arsyetim, do të theksojatë zbritur në mënyrë më strukturore në transformimet që vazhdojnë të ndodhin në tregjet e hapura, ku lëviz sipërmarrja publike dhe private kombëtare, ku lëvizin vlerat që krijojmë apo shkëmbejmë me botën, sidomos tashmë edhe në fushën bankare dhe të sigurimeve.

Në këtë prandaj kërkesat për standarte,mjedis vulnerabël, ka më shumë konkurencë dhe ekzigjencat më të mëdha se në të kaluarën, që shtojnë tregjet gjithnjë e më të hapura dhe globale, jo vetëm për sipërmarrësit individualë, por edhe për programimin, menaxhimin dhe projektet e integruara financiare janë shumë më të ndjeshme dhe prandaj nuk mund të mos vlerësohen.

Një arsye që do të desha të sjell në vëmendje për nevojën e një diskutimi shumë cilësor dhe profesional brenda jush dhe me aktorë të tjerë të administrates, apo të rritjes ekonomike në vend, është trysnia që ushtrojnë mbi financat publike politikat dhe programet e luftës kundër varfërisë, të cilat në programet qeverisëse synojnë absorbimin apo normalizimin e atij që shfaqet si polarizim jo i natyrshëm i tregut të punës dhe i shpërndarjes së të ardhurave në tërësi, vecanërisht në tregues territorial. Zëvendësministri i Integrimit na kujtoi që duhet të kemi programe të bashkërenduara dhe të koordinuara sepse nuk mund të integrohen në botën moderne vetëm metropolet, apo të themi zyrat qendrore që administrojnë flukset, pa siguruar një lëvizje normale fluksesh, punësimi, shansesh, lirie ekonomike brenda tregut kombetar dhe pa zbutur pabarazinë e shanseve në pjesë të ndryshme të territorit apo të tregut nacional.

Unë besoj se ju keni hyrë në këtë diskutim dhe prandaj dua ta nxis më tej, sepse nëse vendi ka hyrë në një fazë më cilësore të zhvillimit ekonomik e social, unë kam besimin se në mjedisin tuaj ka aftësi, vullnete dhe kurajo për të marrë përsipër hartimin e programeve më agresive, për të bërë akoma më të pajtueshme ekspertizën globale, ekspertizën tuaj, të stafeve tuaja, sepse kam besim se ju jeni në gjendje të vazhdoni të konkuroni dhe të fitoni me sukses me mentalitete, kapacitete profesionale të ekonomisë së hapur, ekonomisë globale, apo më në fund të "Neë economy" që po përfshin edhe tregun tonë, edhe zhvillimin tonë kombëtar.

Nuk besoj se mund të krijojmë papritmas, apo të presim që dikush të krijojë ndonjë skenar të panjohur alternativ për sfidat që përmenda. Nuk na lejohet të shpikim, kemi hyrë në shtratin e integrimit, në tregjet globale, në ekonominë e hapur ndërkombëtare. Për këtë shkak po konsolidojmë partneritetin dhe prandaj po rrisim kapacitetet për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe qendrat e ekspertizës së kërkim- zhvillimit, apo të asistimit që shfaqet tek ne, të proceseve, komponentëve, realiteteve apo pjesëve të ndryshme të tregut, ku shfaqet zhvillimi i qëndrueshëm (prandaj dhe objektivat e mijëvjecarit janë krejt në harmoni dhe ne po përpiqemi t'i bëjmë akoma më koherente në dokumentat tona, jo vetëm në objektivat e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Shoqëror, por edhe në programet Stand By ose Moving on, që ne ndërtojmë me Bankën Botërore, me FMN apo me qeveritë dhe organizata të tjera për zhvillim ekonomik dhe sipërmarrje.

Duket pra që reformat, më mirë se ju nuk e di askush këtë, janë standarte. Ju pra e dini mirë se reformat nuk mund të jenë të djathta apo të majta. Papritmas të hyhet në një polemikë që shumëzon me zero ekspertizën e krijuar, aq më shumë jo vetëm në nivele individuale, pasi cilido individ në cilindo Univerisitet te huaj të shkojë, nuk mund të bëjë hapa duke u shkëputur nga ekspertiza e kohës, ekspertiza e bashkëpunimit me të gjithë aktorët e tjere. Punohet me FMN ose nuk punohet, punohet me Bankën Botërore ose nuk punohet, punohet me General Elektric, ose kundërshtohet ai, punohet me qeveritë legjitime të zgjedhura në vendet fqinje, apo në boten moderne, ose nuk punohet me to?

Prandaj mos u ndjeni të thyeshëm kur ju akuzojnë se po shisni Shqipërinë tek të huajt, sepse edhe unë jam ndier shumë i qetë kur më kanë akuzuar se po shes Shqipërinë tek Italia nëpërmjet Berluskonit. I them këto sepse unë dua t'ju jap gjithe mbështetjen dhe garancinë e Kryeministrit për të gjitha akuzat që ju bëhen. Jo të gjitha gjërat që kanë emrin orjentuese të orjentojnë, shumë prej tyre të çorientojne për shkak të polemikave politike, polemikave publike dhe vecanërisht të polemikave që vijnë nga analistë që nuk kanë ekspertizë. Ka dhe shumë syresh që shfaqen si gazetarë dhe kur një analizë pa ekspertizë komunikon mediatikisht, bën akoma më shumë zë, që i neglizhojnë termat apo shifrat e financave publike, apo të operacioneve dhe të rekordeve të tyre në tregun bankar.

Ka një prirje të vjetër populiste, por që po humbet terren, që e ngushton diskutimin se, mjafton qe qeveria të investoje në disa rrugë, të furnizojë me me shumë energji eklektrike, apo të ulë taksat. Ju i keni ndjekur inkoherencat në diskutimet e sivjetshme buxhetore, kur faktore politikë të doktrinave të uljes së taksave kerkonin më shumë taksa dhe të ardhura,- që me sistemin e piramidave vetëm rritja e taksave mund të vinte. Unë do t'ju ftoja të vazhdonit të gërmonit në realitetin e sotëm, në asgjë tjetër virtuale, aq më pak në atë që kemi lënë pas.

Cili është realiteti i sotëm?

E gjithë Shqipëria është në punë, e gjithë Shqipëria është në ndryshim, në rritje, në transformim strukturor dhe në transformim që vjen për shkak të ndryshimeve të oportuniteteve që shfaqen nga hapja dhe integrimi rajonal dhe më gjerë.

Unë do ta them në mënyrë solemne, njerëzore dhe dua ta rregjistroj publikisht, që gjithë ky transformim dhe administrim i kostove të tij nuk mund të ishte kaq progresiv, dinamik gjithashtu, pa kontributin tuaj, pa investimin menaxherial të shkëlqyer që keni bërë ju, sepse tek ju dhe tek ekspertiza që ju po ruani dhe konsolidoni, janë një imput i pazëvendësueshëm për strategjitë dhe programet tona të zhvillimit kur zbatohen.

Prandaj mos u emociononi shumë kur polemikat për financat që vijnë vecanërisht nga opozitat e vjetra, e vulgarizojnë gjithcka, me para që "çoka" titullari, ministri, drejtori i tatimeve, i doganave, patjeter edhe Kryeministri në shtëpi, sepse besoj se nuk ka ngelur ndonjë njeri normal që të besojë se salmonela e pulës kongoleze mund të kthehet prapë në dogana apo në financat publike, ashtu siç nuk besoj se ka ngelur njeri normal në qarkullim, që mund të mendojë se piramidat, që u shkulën, mund të kthehen prapë mbi një shtrat tjetër të vjetër rëre të shtypur me rul, apo mund të kthehemi prapë tek trustet e lulelakrës të agallarëve të vitit 2000, apo gjëra të tjera që kemi lënë pas.

Mbi të gjitha, unë nuk besoj se në Shqipëri ka shanse qe të cënohet investimi dhe përkushtimi juaj profesional, duke kthyer në pushtet faktorë që e kanë patologjike dhe prandaj të strukturuar urrejtjen ndaj lirisë së sipërmarrjes politike dhe ekonomike. Prandaj mua nuk më shqetëson, ose më saktë më shqetëson pozitivisht fakti që përballë jush apo ekspertëve të qeverisë, të administrates, mblidhen si alternativë individë që po rrezikojnë të humbasin identitetin profesional, përballë atij politik, apo kërkojnë strehë për t'u mbrojtur nga ndëshkimi i mëkateve të tyre publike të mëparshme.

Sidoqoftë, mua nuk më shqetëson veçimi i ndonjë grupimi të vogël përballë armatës së madhe të të rinjve, ekspertë, burra, gra, vajza e djem të shkëlqyer, që janë konsoliduar si zëra dhe aktorë në administratën publike të vendit, që ndihet e fituar në Universitete shumë të mira, jo vetëm të botës apo të perëndimit, por edhe këtu në vend, në programe kualifikimi tashmë më shumë se 10 vjecare që zbatohen me partnerët ndërkombëtar në Shqipëri.

Sivjet edhe mua më erdhi mirë që shumë emigrantë "humbën rrugën", jo se mungojnë zyrat e adresave, por sepse kanë ndryshuar shumë gjera rreth e rrotull shtëpive të vjetra apo të kushërinjve të tyre, ka ndryshuar infrastruktura, ka ndryshuar mjedisi urban, ka ndryshuar shija e jetes, mënyra e jetesës, kanë ndryshuar sfidat, duke u bërë shumë më të ngjashme me vendet e tjera ku janë punësuar emigrantët. Natyrisht gëzohem që këta faktorë njerëzor për zhvillim po prekin me dorë realitetet interaktive që kemi krijuar në vend edhe me kontributet e tyre dhe që nxisin më shumë sipërmarrje dhe zhvillimin integrues, për të mos thënë më shumë programim të kthimit të tyre si faktore zhvillimi, si faktorë progresi, si faktorë eksperiece, si faktorë investimi, si faktorë mirëqenieje.

Duket se politikat financiare të qeverisë qe ju si ministri zbatoni dhe menaxhoni janë baza e garantimit dhe mobilizimit të resurseve kombetare për zhvillim dhe për reforma integruese dhe prandaj sfidat që kemi përpara nuk japin lluksin e vetkënaqësisë, apo të stanjacionit dhe kështu i kam kuptuar edhe shqetësimet që ka ngritur ministri në analizat e shërbimeve fiskale, tatime, dogana, të cilat i vlerësoj dhe i mbështes. Sepse objektivat që kanë financat publike për vitet në vijim duan nënpunës dhe ekspertë dinamikë që ruajnë ritmin e kohës dhe konkurojnë me kohën dhe prandaj dhe me homologët në vendet e tjera. Nuk mund të mbahen këto ritme me nënpunës të paaftë apo xhahilë, qe të vetmet pikë në axhendën e ditës apo të periudhës ushtrimore kanë futjen e ndonjë shume në xhepin e tyre, duke privuar buxhetin nga shumëfishi i flukseve kur respektohen rregullat e barabarta të lojës së tregut në marrëdhëniet midis administratës fiskale dhe subjekteve.

Unë dua t'ju nxis që variantet kopjative përfundimisht t'i mbyllni në dollapët e bodrumeve të vjetra në arkivat e historisë dhe t'i hapni rrugë gjeresisht database-ve kompjuterike të teknologjisë së informacionit. Shërbimet, drejtoritë apo sektorët e financave publike nuk mund të punojnë më si institucione të mbylluara.. Ka ardhur koha që te nxisim përfshirjen e tyre në një sistem të integruar informacioni dhe kontrolli interaktiv, që ndjek në mënyrë organike zbatimin integral të ligjeve fiskale dhe të paketave fiskale që ndertojmë.

Nga kjo pikpamje nuk mjaftojnë që të jenë marrëdhënie normale njerëzore midis, të themi Drejtorit të Tatimeve dhe Drejtorit të Doganave, apo zv/Ministrit që mbulon sektorin fiskal dhe të shërbimit, apo të ministrit dhe titullarëve të tjerë. Marrëdhëniet njerezore janë të dobishme kur ndërtohen mbi një moral performance. Përvec këtyre marrëdhënieve, të pazëvendësueshme janë edhe reformat dhe instrumenet që duhen krijuar për një sistem të integruar dhe on-line që përfshin buxhetin dhe thesarin, sigurimet dhe patentat, rregjistrimin e pasurive, taksat, furnizuesit, konsumatoret dhe agjentet me te medhenj fiskal te buxhetit.

Për konkretizim. Si mendoni ju se do të realizohet,- unë nuk shoh objektiv tjetër prioritar për tatimet 2005 e më tutje, - objektivi i sjelljes së koleksionit apo vjeljes së kontributeve nga sigurimet shoqërore në parametrat e treguesve të tjerë fiskalë ndaj GDP dhe në krahasim me vendet e rajonit?

Ka pasur edhe disa kritika, diku të tepruara, diku të arsyetuara, ndaj qeverisë dhe drejtuesve të shtetit financiar, për tolerim të evazionit fiskal në analizat komparative të të ardhurave të buxhetit, në raport me PBB-të midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit apo të BE. Vetëm 2 burime të ardhurash nuk realizohen sipas standarteve europiane, apo edhe të disa vendve të rajonit, do të thoja kontributi i sigurimeve shoqërore dhe taksat mbi tokën bujqësore, për të mos thënë edhe nje pjese e tatimit mbi pasurinë e patundshme. Të gjitha llojet e tjera të të ardhurave që mblidhen nga doganat dhe tatimet janë krejtësisht të standarteve dhe normave relative, pra krahasuese në përqindje ndaj PBB-së me vende me zhvillim të qëndrueshëm, apo të vendeve të administrimit fiskal në standarte.

Atëherë cili do jetë dhe si do kryhet transformimi rrënjësor, revolucioni menaxherial që ju do të kryheni në këtë drejtim?. Për të gjetur zgjidhje po shtroj këtë pyetje: Kur do t'i bëni të konvertueshme në kodin fiskal të dhënat e data base-ve të sigurimeve shoqërore dhe të tatimeve? Sepse nuk mund të ketë integrim të përshpejtuar dhe të garantuar të vendit në BE, pa integruar njëkohesisht sistemet tona të administrimit publik, vecanërisht ato financiare.

Pra, në drejtim të informatizimit dhe të krijimit të sistemeve "on line", më lejoni të kërkoj që Doganat brenda këtij viti të instalojnë në cdo pikë të kontrollit kufitar programin ASYCUDA dhe unë di ta kërkoj këtë gjë për shkak se kam besim tek ritmi me të cilin po punon dhe po bashkëpunon Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në respekt edhe të asistencës së çmuar të Cam-Albania aktualisht. Eshte ne pergjegjesine e dikasterit tuaj zoti Minister qe po brenda ketij viti te inicioni nje program të vërtetë per informatizimin e plote te administrates se tatimeve. Kur them të vërtetë nuk ka nevojë të shpikim, ju e dini që ka programe, pra për modernizimin e plotë të tatimeve sipas llojeve dhe per ngritjen e nje sistemi te centralizuar te dhenash dhe raportimesh qe perfshijnë tatimet, doganat, sigurimet, patentat, zyrat e regjistrimit te pasurive etj. Ne si Qeveri do orjentojmë dhe koordinojmë përgatitjen e terminaleve të tjera që mezi presin të lidhen me ju.

Gjithashtu, brenda vitit 2005 nga dikasteri i financave, Qeveria pret që të realizoje dhe permiresimet e mëtejshme ligjore qe do ta bejne unik gjithe sistemin e te dhenave dhe te administrimit te tyre sipas parimit "kontroll dhe balance". Pra së bashku duhet ta afrojmë ditën kur evazori i takses se rruges, cilido kalimtar evazionist, te identifikohet si sinjal alert ne kompjuterin e tatimeve, te patentave, te sigurimeve, te zyres se pasurise etj. sepse efektet ligjore dhe financiare që presim të vjelim nga ky sistem nuk besoj se janë të paidentifikuara apo të pakuptueshme.

Unë besoj se informatizimi duhet nxitur dhe konsoliduar me tej edhe brenda Ministrise. Une e kam të vështirë të vazhdoj të pranoj që Drejtoria e Thesarit te rakordoje dhe raportoje 20 dite pasi eshte mbyllur muaji. Sepse ka ardhur koha të adaptoni edhe teknologji që sistemi bankar i përdor me sukses prej vitesh, për të nxjerrë cdo 24 orë bilancet dhe raportet. As ju, aq më pak unë nuk ndërhyjmë dot në autoritetet përkatëse, për të kapur apo korrigjuar deformime apo prirje negative në shpenzime apo të ardhura, me vonesa të tilla.

Natyrisht është bërë progres gjatë vitit 2004 për raportimin e shifrave në mënyrë të kolauduar, të integruar në tatime, dogana, thesar, por sërish kjo nuk mjafton. Prandaj do t'ju nxisja z. Ministër që të integroni në stafet tuaja dhe në bashkëpunim të tyre, më shumë ekonomistë dhe informaticienë të zotë, të cilet ju keni klimën t'i afroni ne sfidat instrumentale dhe profesionale që po përballon dikasteri juaj. Si Kryeminister, jam i gatshem të mbështes cdo iniciativë që do të vije prej jush për të përmirësuar struktura apo edhe sistemin e shperblimit te punes ne Ministrine e Financave në këtë funksion.

Unë besoj se nuk mund ta bëjmë të gjithë diskutimin së bashku, nëse nuk kalkulojmë edhe programe për të menaxhuar më mirë edhe nevojën e reformimit të asaj pjese të sistemit ekonomiko-financiar që lidhet me luftën kundër varfërisë, me zgjerimin e politikave sociale të shtetit dhe me rritje në tëresi të mirëqenies. Ju e dini që qysh nga viti 2000 sidomos, ka një rritje konstante, graduale të treguesve të mirëqënies, të të ardhurave të popullsisë, nga sipërmarrja dhe puna, të cilët rriten dukshëm më shpejt se indeksi i cmimeve.

Per vitet 2004 dhe 2005 në program kemi nje indeksim te plote te pagave me cmimet ne te gjithe sektoret publike, ndersa per arsimin, shendetesine dhe pensionet ky indeksim eshte gati tre here me shume se inflacioni dhe kështu rikuperojmë deformimet e trashëguara apo polarizimet e skajshme. Ne kemi një objektiv strategjik kur kemi synuar të bëjmë krahasuese indikatorët e zhvillimit psh, kemi një objektiv që brenda pak vitesh të arrijmë të treguesit e Kroacise. Besoj se nuk mund të arrijmë një indikator të tillë pa strukturuar mirë thellimin e mëtejshëm të reformave të financave publike, pa synuar mobilizimin e te gjitha resurseve tona financiare dhe kapacitetet per zhvillim dhe më në fund për të mos mbetur slogan e gjithë kjo që thashë, pa thelluar më tej procesin e nisur të decentralizimit fiskal.

Prandaj ky është rasti t'ju kërkoj edhe publikisht edhe në punë e sipër, sëbashku, autoriteteve të zgjedhura vendore dhe administrative të tyre, të vazhdojnë të konsolidojnë, të krijojnë dhe të zgjerojnë kapacitetet e administrimit financiar dhe pasuror, pasi nuk mund të vazhdojë gjatë kontradita që parate mblidhen nga agjentet tatimore te Qeverise dhe nga ana tjetër derdhen ne arkat e komunave dhe bashkive, për t'u shpenzuar në një cikël tjetër. Ky nuk quhet decentralizim.
Prandaj Qeveria do vazhdoje te financoje cdo projekt te njesive vendore qe shkon ne dobi te prioriteteve dhe infrastruturave të permiresimit te jeteses dhe shërbimeve, apo të aktivitetit ekonomik në to. Por zgjerimi i financimeve në këto fusha kërkon një strukturim më të mirë te skemës së trajnimit dhe të bashkëpunimit të kapaciteteve te administrimit, në mënyrë që edhe me politika edhe me instrumenta, të arrijmë të afrojmë dhe t'i bëjmë të interesuara që t'i vjelin resurset natyrore apo ekonomike me komunitetet lokale, me cdo komune e bashki. Pra krahas decentralizimit fiskal të gjejmë edhe zgjidhje, që pasuritë publike në territorin e komunave dhe bashkive dhe vecanërisht në zonat e varfërisë së skajshme, të administrohen direkt nga komunitetet dhe përfaqësuesit e tyre.

Per te kuptuar rendesine e decentralizimit fiskal dhe rolin e njesive vendore ne mobilizimin e te ardhurave, mjafton te kujtoj se sikur te ishte mbledhur e gjithe taksa mbi pasurine e patundshme per dy vjetet e fundit, do ishin inkasuar dhe investuar rreth 50 milion dollare amerikane me shume. Pra, ritheksoj se nepermjet decentralizimit fiskal dhe pasuror, ne nuk duhet të largojmë pergjegjesi nga Qeveria tek njesite e qeverisjes vendore, por duhet të shtojme më tej partneret dhe të lidhim më mirë në strukturat kombëtare të rritjes së qëndrueshme ekonomike, resurset e shtrira në të gjithë territorin.

Nje teme tjeter ku doja te ndalesha me ju eshte ajo e tregut te sigurimeve. Besoj se ndajme te njejtin shqetesim kur konstatojme se INSIG qe zoteron 20% te tregut, paguan 60% te totalit te demeve qe paguajne te gjitha kompanite e sigurimeve te marra se bashku. Kjo më nxit të arsyetoj se shume prime sigurimesh jane fiktive dhe nuk garantojne rimbursim ne raste demesh apo rreziqesh reale dhe nuk mund te vazhdojmë që ju te keni fare pak ose aspak informacion se ku investohen tepricat e te ardhurave qe nuk shkojne per risigurime ne kete treg. U bene disa vite liberalizim, por tregu i sigurimeve ende nuk mund te konsiderohet ne Shqiperi nje treg i mirefillte financiar. Kerkoj qe per kete vit mbikqyrja e tregut te sigurimeve te rritet ne standartet e kerkuara evropiane dhe te garantoje koeficiente real te riskut dhe investimeve, duke mbrojtur teresisht sipas marreveshjeve te siguruarin.

Kjo kerkese behet imediate ne kushtet kur tregut shqiptar te sigurimeve i shtohen edhe fondet private te pensioneve. Nepermjet ketyre fondeve, Qeveria do të zgjerojë me tej hapësirat qe edhe sipermarrja private te ndikoje direkt ne rritjen e mireqenies se individeve dhe garantimin e nevojave sociale te tyre për brezin e trete. Nga ana tjeter, krijimi i fondeve private te pensioneve nepermjet sigurimeve suplementare do të zgjerojë edhe më ndjeshem tregun financiar te vendit dhe kjo kerkon marrjen e masave te plota nga Ministria e Financave si autoritet publik, i ngarkuar me zhvillimin dhe mbikqyrjen e ketij tregu sipas standarteve nderkombetare:

Për të mos harruar gjë, me te njejtin shqetësim kritik dua të flas edhe për tregun e lojrave te fatit, i cili ka nevoje per reforme te shpejte dhe thelbesore. Qellimi i Qeverise per zgjerimin dhe nxitjen e tregut te lojerave te fatit nuk eshte pasurimi i nje pakice pronaresh duke varferuar nje shumice lojtaresh. Qellimi eshte qe kjo industri te mbeshtese dhe nxise në mënyrë transparente zhvillimin e industrise së turizmit, si dhe te mobilizoje te ardhura suplementare te lira per investimet publike dhe nevojat sociale, sic kane vepruar dhe perfituar shume shtete te tjera. Aq me pak do te lejojme qe lojrat e fatit te perdoren per te investuar apo pastruar para te pista, qe vijne nga bota e trafiqeve, apo per te kryer apo ricikluar evazion fiskal. Pra është e qartë se gjate vitit 2005, gjithe sistemi i lojrave te fatit duhet te rishikohet nga dikasteri juaj dhe te formulohen propozimet e nevojshme per ta shnderruar kete sipermarrje ne kontribuese te zhvillimit te turizmit dhe shtimit te te ardhurave që qarkullojnë në dobi të gjithë faktorëve të tregut dhe vecanërisht të konsumit publik.

Nuk mund të le jashtë vëmendjes edhe treguesit e rritjes, edhe nevojën e konsolidimit të mëtejshëm të partneritetit tuaj me Banken e Shqiperise, si trysni që vjen nga nevoja e konsolidimit real të sistemeve financiare dhe bankare ne ekonomine kombetare. Une vleresoj se stabiliteti makroekonomik i 8 viteve te fundit nuk eshte shfrytezuar nga sistemi bankar si duhet, sepse edhe sherbimet fiskale nuk kane arritur te garantojne kredencialet e kolateraleve. Ky eshte nje nga gjykimet qe me shtyn te kerkoj nga ju nje partneritet krejtesisht te ri dhe cilesor me Bankën e Shqipërisë midis sistemit financiar dhe atij bankar, midis politikave fiskale dhe atyre monetare. Si financat, ashtu edhe bankat vazhdojnë të ankohen në mënyrë retroaktive per mbivleresimin e lekut ndaj euros dhe dollarit, kur reagimi duhej të ishte proaktiv. Bankat pretendojne se do e kishin realizuar programin vjetor te kreditimeve te ekonomise, nese raportimin do e benin ne valute. Po keshtu dhe financat. Besoj se ne 2005 jane te gjitha mundesite qe dy sistemet te mos kapen më në befasi nga tendencat apo shkembimet e lekut, por ta analizojne dhe programojne se bashku fuqine e tij blerese dhe forcen e tij ne raport me valutat e tjera ku është ankoruar në mënyrë fleksibël ekonomia e vendit.

Një shqetesim tjetër kritik që dua të ngre është i lidhur me faktin se kredia ndaj ekonomise ne raport me PBB per vitin 2004 eshte llogaritur rreth 8%, ndersa depozitat ne % ndaj PBB jane 44%. Natyrisht qe ka progres te dukshem kundrejt shifrave respektive prej 5.7% dhe 42.2% qe ishin keto tregues ne vitin 2002. Por unë besoj se ekonomia ka ende shume nevoje per investime në burim kredie. Një ekonomi që nuk mesohet të punojë me borxh do të thotë që është një ekonomi e mbyllur dhe e paekspozuar ndaj marrjes së rriskut përsipër. Një ekonomi e paekspozuar ndaj rriskut është një ekonomi që calon, gulcon në integrim, sepse një sipërmarrje dhe një ekonomi që merr përsipër rriskun është në gjendje dhe të mendojë dhe kalkulojë ndarjen e rriskut dhe rrisku nuk mund të qëndrojë vetëm në një pikë.

Qeveria nga ana e saj, nepermjet Paketes se re Fiskale, që ka hyrë tashmë në fuqi, synoi që të mundësojë që sipërmarrja te kete per kete vit kapitale te lire per te shpenzuar dhe investuar. Keto kapitale do kishin me shume efektivitet nëse integrohen në projekte që certifikohen, miratohen dhe bashkëfinancohen nga bankat. Per ta cuar deri ne fund realizimin e këtij misioni që kemi marrë përsipër, për kristalizimin dhe standartizimin e tregut të lirë, funksional dhe te integruar, duket se ka ardhur koha që drejtues te Ministrise se Financave dhe Bankes se Shqiperise te pershpejtojne procesin e decentralizimit dhe liberalizimit e demonopolizimit te tregut bankar, duke nxitur dhe mbeshtetur në mënyrë më të strukturuar bankat e specializuara. Prandaj z. Malaj,- besoj se ai e ka shfaqur këtë vokacion tashmë, -ju mund të takoheni dhe të punoni në mënyrë të programuar së bashku, sidomos të vemë nje objektiv për atë që mezi e mbyllëm dikur, për një banke te specializuar agrare, sa me shpejt te jete e mundur.

Realizimi i ketyre reformave nuk mund të bëhet pa rritur dhe konsoliduar aftesitë tuaja negociuese me partneret nderkombetare, vecanerisht me FMN, Banken Boterore, BE etj. Sigurisht që ka shumë transformime dhe ndryshime edhe këtu, që janë certifikuar edhe nga partneret tanë, prandaj ekonomia shqiptare po kalon pa gulce nga faza e granteve të mbijeteses së konsumeve riprodhuese, ne fazen e thithjes se kredive dhe financimeve me terma thuajse tregetare, nga IDA tek EBRD. Ky stad krejtesisht i ri kerkon projekte te reja të integruara për financim nga partneret nderkombetare, të cilët jo rastësisht janë kaq "bujarë" si në rastin e KESH, sepse menaxhimi, programimi dhe negociimi nga ana e drejtuesve te kesaj corporate, ka mundesuar qe ne dy vjet te thithen investime baraz me 20 vjet te marra se bashku, ose rreth 300 milion USD. Ky model zhvillimi nuk duhet parë me xhelozi, por si stimul për t'u respektuar dhe përdorur në dobi të sektoreve dhe fushave te tjera.

Ne duhet të rrisim ndjeshëm,- duke e zgjeruar këtë eksperiencë negociuese për absorbim ndihmash dhe financimesh të huaja direkte,- shkallët e përfitimit të ekonomisë në këtë stad zhvillimi. Këto janë element strukturor i pazëvendësueshëm në zbatimin e SKZHES dhe të programit buxhetor afatmesem, të cilat sic po punojmë, së bashku me donatorët, kanë nisur të detajohen në projekte më konkrete, duke saktesuar nevojat per investime dhe duke programuar më mirë ne kohe nevojat per financim te brendshem dhe te huaj.

Krahasuar me vitin 2001, financimet e huaja per investime ne vitin 2004 u rriten me gati 100 milion dollare, duke arritur ne afro 300 milion dollare. Por nevojat e ekonomise dhe garantimi i ritmeve te qendrueshme te rritjes se shpejte, kerkojne se paku dyfishin e kesaj vlere. Prandaj ky besoj do të jetë objektivi që Qeveria do t'i vërë bashkarisht Ministrisë së Financave, Ekonomise dhe Integrimit, për të koordinuar më mirë punën e tyre, që të rriten kapacitetet programuese, negociuese, thithëse dhe monitoruese për investimet dhe financimet e huaja.
Natyrshëm kjo do të shfaqet edhe në vlerësimin dhe interpretimin nga Qeveria, për konturimin e marrëdhënies së ardhshme me institucionet ndërkombëtare financiare, mbështetur në performancën e konsoliduar makro-fiskale të disa viteteve të fundit, sidomos në uljen e vazhdueshme të deficitit, në seriozitetin me të cilin e kemi bërë të vlefshme pagesën e borxhit ndaj të tretëve, në qëndrueshmërinë e mbledhjes së të ardhurave, në kapacitetet e rritura dhe programuese që shfaqen te strategjitë e zhvillimit dhe programimit financiar, krahas rritjes së transparencës në vendimarrje.

Ne pra e ndjejmë veten më të përgatitur që të kontribuojmë me institucionet ndërkombëtare financiare për një marrëdhënie që i garanton Shqipërisë më shumë stimuj dhe frymëmarrje në të ardhmen, që i jep si kuadër një përmbajtje më të vërtetë, më cilësore, strukturës së rritjes sonë ekonomike. Pra besoj se kemi të njëjtin angazhim dhe arsyetim për nevojën e kristalizimit më të mirë të konceptit të profilit dhe portofolit ekonomik të Shqipërisë në ndarjen ndërkombëtare të punëve, meqënëse po hyjmë në stade sensitive të integrimit rajonal dhe global, të cilat kërkojnë një investim më cilësor, menaxherial "Knoë hoë" politik dhe profesional, për përcaktimin e profilit dhe të portofolit ekonomik të vendit, gjë që s'mund të bëhet pa institucionet financiare ndërkombëtare.

Pra prioritizimi i zhvillimit për shkak të strategjive kombëtare të zhvillimit, duhet të vijë tek përcaktimi i profilit të Shqipërisë. Në çfarë drejtimi do të profilizohet Shqipëria, energjitik, turistik, infrastrukturor, sepse kemi ikur nga koha e piramidave.

Më lejoni ta mbyll, duke ju garantuar të gjithëve, duke garantuar ministrin dhe gjithë stafin e tij drejtues, duke garantuar edhe partneret financiare me te cilet punoni ju dhe Qeveria, se do të keni mbështetjen dhe vëmendjen time pa rezerva, pra dhe të qeverisë, për realizimin e objektivave ambicioze që kemi përcaktuar së bashku dhe në këtë funksion unë do të vazhdoj të identifikoj dhe bashkoj shqetesimet dhe angazhimet e mia me shqetesimet dhe angazhimet tuaja. Për fat të mirë na takon të konkurojmë me të ardhmen, jo me të djeshmen.

Pune te mbare!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›