Kuvendi,shqyrton sot disa ligje që kërkojnë 84 vota
Për herë të parë pas dy vitesh do të përfshihen në seancën plenare nismat ligjore që kërkojnë 84 vota.Në rendin e ditës së seancës së sotme plenare janë përfshirë për votim një pjesë e madhe e ligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash.
Bëhet fjalë për katër nisma legjislative që synojnë të ndryshojnë disa kode të rëndësishme si kodin penal, detar, rrugor, hekurudhor, civil si dhe atë ajror. Ndërkohë në këtë listë mungon ligji për gjykatën Administrative, i cili me konsensusin e të dyja palëve u shty seancën e kaluar.
Nga ana tjetër opozita dy ditë më parë kërkoi tërheqjen e të gjitha projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, duke paralajmëruar mosvotimin e tyre.
Gjithashtu në seancën e sotme janë thirrur për interpelancë edhe dy ministrat Petrit Vasili dhe Genc Pollo.Interpelanca me ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili është kërkuar nga deputeti i PS-së Eltar Deda ku ministri pritet të sqarojë edhe për anulimin e tenderit për pajisjet spitalore nga Banka Botërore.
Ndërsa interpelanca me Ministrin për Inovacionin dhe Teknollogjinë e Informacionit dhe të Komunikimit është kërkuar nga kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule ku ministri pritet të sqarojë procesin e regjistrimit të popullsisë që nis më datën 1 tetor.