E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton takimi i kompanise ACR dhe perfaqesuesve te minatoreve

Nuk arrihet asnjë marrëveshje mes ACR dhe përfaqësisë së minatorëve.

Në takimin e fundit mes palëve, ACR nuk ka pranuar kërkesën e minatorëve për largimin nga puna të administratorit të minierës së Bulqizës.

Kompania kishte propozuar një tjetër marrëveshje prej shtatë pikash, që përfshinte mes të tjerave, kushte më të mira të punës dhe një rritje të pagës me 20%.

Por nga këto pika ishte përjashtuar ajo çka minatorët kërkonin, largimin e drejtuesit të ACR.

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e minatorëve, ACR ka propozuar një tjetër marrëveshje. Bëhet fjalë për një marrëveshje me 7 pika. Në këtë akt marrëveshje thuhej se

“Nëse do të firmosej marrëveshje atëherë firma Dekometal merr përsipër zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në punë, përmirësim dhe rinovim të mjeteve të punës. Garderobë te re, pajisje me dushe e ujë të pijshëm,”.

“Menjëherë pas mbarimit të grevës do të rritej edhe rroga bruto e minatorëve me 20%”, një pikë tjetër kjo e kësaj akt marrëveshje. ACR ndër të tjera parashikonte në marrëveshje pagesën e 20 ditëve grevë për minatorët dhe kjo në formën e lejes. ACR premton gjithashtu se do të japë për minatorët e Bulqizës edhe pagën e 13-të, 5 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Por në marrëveshje nuk përfshihej largimi i administratës së ACR, kërkesë kjo, ku kanë ngecur edhe negociatat e mëparshme mes minatorëve të Bulqizës e ACR.

Sindikalistët shprehen se pronarja e kompanisë kishte ushtruar presion ndaj minatorëve për të pranuar ofertën e bërë nga ACR, ndryshe nuk do të kishte asnjë kontratë mes firmës dhe punonjësve. Ndërkohë sipas kreut të shoqatës së minatorëve, “Takimi dështoi se ACR nuk pranon largimin nga puna të administratorit të minierës së Bulqizës.

Firma nuk pranoi dhe ne jemi në të njëjtën situatë me vijimin e grevës së urisë, e cila do të zgjasë më shumë se e para. Minatorët të cilët kanë ndjekur mbledhjen nga Bulqiza kanë vendosur që greva do përshkallëzohet dhe rrezikon se mund të dalë jashtë kontrollit.

Greva sipas minatorëve do të vijojë pa afat, ndërkohë që kanë kërcënuar se do të bllokojnë rrugët nacionale. Ndërkohë në ditën e tretë të grevës së urisë minatorët kanë shfaqur edhe shqetësimet e para në shëndet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›