E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Qarkut prag rebelimi ne Fier

Debate te ashpra mes deputeteve ne Kuvend dhe mes protagonisteve ne qytet

Perpjekjet e mazhorances per te shtene ne dore Keshillin e Qarkut te Fierit kane nxitur reagime te ashpra te socialisteve si ne Fier ashtu edhe ne sallen e Kuvendit te Shqiperise. Kryetari i Keshillit te Qarkut te Fierit Vasil Ndreko nga zyra e tij dhe deputetet e Fierit nga foltorja e Kuvendit kane kercenuar dje me nisjen e protestave dhe shkaktimin e trazirave sociale ne rast se mazhoranca nuk terhiqet nga plani i saj per te permbysur vendimet e marra tashme ne keshill. Por nga ana e mazhorances prefekti i Fierit nga zyra e tij dhe deputetet e qarkut nga foltorja e Kuvendit kane deklaruar se jane te vendosur te mbledhin me 16 nentor Keshillin e Qarkut te Fierit nen drejtimin e prefektit dhe te rishikojne te gjitha vendimet e marra deri tani.

Deputetet

Deputetet socialiste te Qarkut Fier Arben uko Armando Subashi Albert aci Arjon Muco reaguan ashper ndaj nismes se prefektit per te mbledhur keshillin e qarkut. Me i ashper ka qene deputeti uko i cili tha se nje mbledhje e tille e jashteligjshme mund te shkaktoje trazira sociale. Olldashi dhe Alibeaj jane vene ne krye te bandave e drejtoreve te zones dhe po bejne presione ndaj keshilltareve socialiste. Ju them se kjo gje do te shkaktoje trazira sociale - tha uko. Por Alibeaj i ka cilesuar si normale nderhyrjet duke theksuar se koalicioni qeveritar eshte me me shume mandate se ai opozites. Keto jane gjera normale qe ndodhin. Opozita do te kete me 16 nentor kurbanin e radhes. Hajdeni 9 deputetet po te doni merreni dhe blerjen e 10-te me vete por sdo te fitoni ne Fier - tha Alibeaj.

Kreu i qarkut

Alarm ne Qarkun e Fierit Keshtu e ka nisur deklaraten e tij per shtyp kryetari i Keshillit te Qarkut te Fierit i zgjedhur me 21 shtator te ketij viti Vangjel Ndreko ku ka hedhur nje sere akuzash te renda kunder prefektit Bujar Hasa deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj dhe institucioneve te tjera te varura nga ekzekutivi. Ndreka theksoi se nese prefekti nuk do te ndalonte arbitraritetin e tij do te perballej me nje proteste mbare popullore. Ai e cilesoi si mafioze fushaten qe kishte per qellim permbysjen e vendimit te marre me 21 shtator. Ndreka pohoi se prefekti se bashku me Alibeajn kryen padi jashte te gjitha kompetencave ne Gjykaten e Fierit dhe paralelisht ushtruan dhune politike psikologjike fizike ndaj cdo keshilltari te Aleances per te Ardhmen. Ai tha se prefekti u ndihmua edhe nga Drejtoria Arsimore Drejtoria e Policise se Shtetit Drejtoria e Tatim-Taksave dhe ajo e Burgjeve duke shfrytezuar forcen e pushtetit per ushtrimin e presioneve fizike ekonomike gjobave dhe te pushimeve nga puna ndaj keshilltareve te Aleances per te Ardhmen. Ndreko cileson si nje tragjedi te vertete nismen e prefektit per kryerjen e nje mbledhjeje nga ky i fundit te Keshillit te Qarkut te Fierit me date 16 nentor.

Prefekti

Menjehere pas konferences per shtyp te kryetarit te Keshillit te Qarkut Vangjel Ndreko prefekti i Fierit Bujar Hasa reagoi edhe ky para mediave. Sipas Hases Ndreka nuk eshte legjitim ne postin qe mban pasi ai nuk eshte legjitim as si anetar i Keshillit te Qarkut. Sipas Hases Ndreka dy jave para konstituimit te Keshillit te Komunes se Libofshes jetonte ne Fier ndersa ndryshoi rezidencen e tij per qellime politike. Sipas Hases keshilltaret qe perfaqesojne te djathten ne qark perbejne shumicen dhe per kete arsye eshte thirrur mbledhja per rikonstituimin e keshillit. Prefekti sqaroi se deri ne momentin qe Ndreka nuk quhet prej mazhorances se keshilltareve si i ligjshem atehere mbledhjen e ketij keshilli sipas ligjit e ben prefekti.

Bledar Hoti Edmond Hoxhaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›