E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfuzion ne Keshillin e Qarkut te Gjirokastres

Rasti

Keshilli i Qarkut te Gjirokastres vazhdon te jete i paralizuar ne veprimtarine e tij per shkak te vijueshmerise se procesit gjyqesor lidhur me vlefshmerine e mandatit te kryetarit te zgjedhur ne shtator te ketij viti. Nje vendim paraprak i Gjykates se Shkalles se Pare te Gjirokastres ka vendosur per pezullim te aktivitetit te kryetarit te Keshillit te Qarkut te Gjirokastres Sulo Mucobega. Prefektja e Gjirokastres Mimoza omo pasi ka mesuar vendimin e zbardhur nga Gjykata e Faktit i ka kerkuar kryetarit Mucobega te liroje zyren dhe situata vazhdon te jete mjaft konfuze ne keshill ku rrogat kane dy muaj pa u marre. Deri sa gjykata te shprehet qarte per vendimet e marra ne menyre te njeanshme nga socialistet per zgjedhjen e kreut te Keshillin e Qarkut ky i fundit do te drejtohet nga prefektja Mimoza omo ashtu sic e parashikon ligji. Pak dite me pare nje mbledhje e Keshillit te Qarkut e iniciuar nga te majtet deshtoi per mospjesemarrje te dy anetareve socialiste dhe kjo ngriti dyshimet se keta do te kalonin me LSI-ne. Aktualisht nuk eshte ne rend te dites largimi drejt LSI-se dhe kjo situate e qete per socialistet do te zgjase deri ne perfundimin e gjyqit ne themel cka per shkak te procedurave pritet te jete i larget.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›