Kreret e serbeve te Bosnjes mesyjne Tiranen per politike dhe biznes
Nje perfaqesi e madhe politike dhe biznesi e serbeve te Bosnje- Hercegovines mesyu dje Tiranen per te nisur nje vizite dyditore. Zyrtaret dhe biznesmenet e Republika Srpska mesohet se ne thelb te axhendes se tyre kane zgjerimin e marredhenieve ekonomike dhe tregtare me Shqiperine ne disa fusha teper strategjike. Tirana zyrtare beri dje publik faktin se nje delegacion i Kuvendit te Republikes Srpska i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Igor Radojicic zhvilloi takime zyrtare me kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli ne kuader te forcimit te marredhenieve mes ketij entiteti dhe Shqiperise. Por mesohet se kjo vizite e vecante nuk eshte pergatitur nga protokolli zyrtar i Ministrise se Puneve te Jashtme qe organizon axhendat e takimeve zyrtare ne vend.
Ne njoftimet per shtyp te bera nga zyrat vendase theksohet se mes te tjerash eshte diskutuar ne lidhje me bashkepunimin ekonomik por ne njoftimin e publikuar ne faqen zyrtare te Parlamentit te serbeve te Bosnjes theksohet se bashkepunimi ekonomik eshte ne thelb te ketij takimi. Kjo sepse ne njoftimin zyrtar te bere publik ne kete faqe theksohet se ky takim dyditor ne Tirane eshte mundesuar edhe nga Dhoma e Tregtise se Republikes Srpska. Madje ne kete njoftim shpjegohen ne menyre te qarte dhe fushat e interesit te biznesmeneve serbe te Bosnjes ne vendin tone. Disa seri takimesh speciale do te zhvillohen nga pjesa ekonomike e delegacionit qe ka ne perberje rreth 15 sipermarres nga Republika Srpska. Keta biznesmene zoterojne ndermarrje per prodhimin e ushqimeve per perpunimin e drurit industrine energjetike dhe te perpunimit te naftes. Ata do te takojne biznesmene nga Tirana dhe e gjithe Shqiperia me qellim qe te lidhin bashkepunim ekonomik dhe tregtar - theksohet ne faqen zyrtare te Parlamentit te ketij entiteti. Ne kete njoftim theksohet fakti se shkembimi tregtar mes Shqiperise dhe Republika Srpska eshte simbolik ndonese vendet gjenden afer njeri-tjetrit dhe kane mundesi per te pasur nje bashkepunim ekonomik te madh. Nje fushe tjeter me rendesi per te bashkepunuar shikohet edhe ajo e turizmit nisur nga fakti se gjykohet qe Shqiperia ofron bregdetin dhe gjeografikisht pjesa serbe e Bosnjes ofron mundesi te shumta per turizmin malor. Ne listen e perfaqesuesve te larte shqiptare qe do te takohen me kete perfaqesi te komunitetit serb te Bosnjes permenden edhe dy ministra shqiptare si Aldo Bumci i Turizmit Kultures dhe Sporteve dhe Fatmir Mediu minister i Mjedisit. Interesant eshte fakti se ne takimet e kryera permendet edhe ai me kryetarin e Bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Por ne axhenden e takimeve te delegacionit mungon takimi me Presidentin e vendit Bamir Topi dhe po keshtu ai me kryetarin e opozites Edi Rama. Takimet e delegacionit zyrtar te Republika Srpska duket se do te mundesojne ne te ardhmen pranine e me shume bizneseve serbe ne vendin tone por kesaj radhe ata do te vijne ne logon e entitetit serb qe ndodhet ne hapesiren territoriale te Bosnje-Hercegovines. Prej kohesh biznesi serb po behet gjithmone e me prezent ne vendin tone duke pesuar nje rritje te ndjeshme ne vetem pak vite. Shqiperia e cila eshte e njohur per partneritetin e madh qe ka me biznesin grek dhe italian tashme ka evidentuar qarte nje partner te ri tregtar ndonese vendin nuk e lidhin kufij te drejtperdrejte si me Serbine ashtu edhe me Republika Srpska.