E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit, Thaçi: S’ka diskutime për Pavarësinë, është çështje e mbyllur

21-08-2012 / Gazeta 55

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në seancën e Këshillit të Sigurimit i`a ka bërë të qartë kryeministrit serb Daçiç, se statusi i Kosovës është zgjidhur një herë e përgjithmonë. “Me 17 shkurt 2008, është dita kur Kosova ka zgjidhur statusin e saj. Shtetësia e Kosovës është fakt politik dhe juridik dhe ne kurrë nuk do ta diskutojmë atë”, tha kryeministri Thaçi. Ai gjithashtu tha se Kosova është një shembull më i mirë i shtet- ndërtimit në rajon dhe funksionit të misioneve të paqes. “Kosova, është një shembull për një shtet multi-etnik, ku serbët dhe komunitete tjera kanë vend të rëndësishme në Kuvend dhe qeveri. Ne nuk duhet të jemi peng i politikave të kaluara”, theksoi Kryeministri Thaçi. Ndërkaq më herët Kryeministri i Serbisë në fjalimin e tij ndër të tjera tha se Serbia nuk do të pranojë Pavarësinë e Kosovës. “Nuk do të pranojmë që Kosova në mënyrë të njëanshme të shpallë Pavarësinë dhe gjithashtu nuk do ta pranojmë Pavarësinë e njëanshëm të saj”, ka thënë Daçiç. Kryeministri serb Ivica Daçiç u ka bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos e bëjnë këtë hap.  Ai tha se konfigurimi i EULEX-it dhe heqja e përgjegjësive ekzekutive të institucioneve ndërkombëtare, është anashkalim i OKB-së, pasi Këshilli i Sigurimit nuk është konsultuar për këtë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›