E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën më 14 qershor

NEW YORK – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të KB-së në të cilën do të paraqitet raporti tremujor i Sekretarit të përgjithshëm të të OKB-së për Kosovën do të zhvillohet më 14 qershor. Mbledhjen e ka caktuar Britania e Madhe e cila kryeson KS-në gjatë këtij muaji.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki Moon në raportin e tij, ka përshëndetur Marrëveshjen Kosovë – Serbi. Njoftohet se ai ka ftuar të dy palët të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje që të zbatohet Marrëveshja.

Moon në raport ka kritikuar krimet e pazgjidhura në Kosovë dhe ka përmendur po ashtu hetimet për trafikimin e organeve që po i bën ekipi special i Bashkimit Evropian.

Në pjesën që ka të bëjë me sigurinë e Kosovës, Moon thekson se situata është përgjithësisht e qetë me tensione periodike në rajonet me etni të përziera si dhe në Mitrovicën veriore ku gjatë një periudhe të shkurtër ndodhën disa incidente ne të cilat u përdoren armë zjarri ose mjete shpërthyese.

Për të pagjeturit ai ka theksuar se ende nuk dihet fati i 1,754 personave. Gjatë tre muajve të shkuar që shqyrton raporti, janë kthyer, pa pajtimin e tyre, 236 persona. 

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›