Këshilli i Sigurimit dënon masakrën në Houla

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka dënuar ashpër vrasjet e më shumë se 100 personave në një qytet të Sirisë.
OKB tha se të paktën 108 vetë u vranë dhe 300 u plagosën të premten në sulmet në Houla, pranë Homs.
Këshilli i Sigurimit në një deklaratë të lëshuar pas takimit urgjent të së dielës thotë se “në sulme është përfshirë përdorimi i armëve të rënda nga qeveria siriane”.
Deklarat u lexua nga zëvendësambasadori i OKB-së nga Azerbejxhani Tofig Musajev.
"Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë dënuar në terma më të fortë të mundshme vrasjet, që janë konfirmuar nga vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, ku janë vrarë dhjetra burra, gra e fëmijë dhe qindra të tjera të plagosur në fshatin Houla aferë Homs. Në sulmë janë përdorur armë të rënda nga qeveria siriane”, tha Musajev.
Këshilli ka "dënuan vrasjen e civilëve nga të shtënat në një distancë të afërt dhe po ashtu ka dënuar abuzimet e rënda fizike”, në Houla.
Në deklaraten e lëshuar është thenë se “ata që janë përgjegjës për vrasjet duhet të mbajnë përgjegjësinë”, dhe është kërkuar nga presidenti Bashar al-Assad që të tërheq armët e rënda nga qytetet siriane.
Ndërkohë, opozita siriane tha se të paktën 30 vetë u vranë të dielën kur ushtria bombardoi qytetin qendror Hama, por këto deklara nuk kanë mundur të verifikohen.
Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesi i Gjermanis Peter Vitig tha se përfshirja e qeverisë siriane në masakrën e Houlas ishte e qartë.
"Ka prova të qarta të përdorimit të armëve të rënda, bombardime, madje ka gjurmë të tankeve në ato zonë. Pra provat janë të qarta. Provat nuk janë të errët, dhe ka gjurmë të qarta të qeverisë në këtë masakër", tha ai.
OKB-ja thotë se së paku 10, mijë vetë janë vrarë që nga kryengritja kundër Asadit që ka filluar në prill të vitit 2011.