E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, shtyhet për nesër takimi Berisha-Dule

Shtyhet për nesër takimi mes kryeministrit Berisha dhe kreut të PBDNJ-it Vangjel Dule.  I parashikuar të mbahej sot, takimi është shtyrë për nesër pasi kreu i PBDNJ-it, Dule ndodhet për vizitë në Greqi.
 

Më herët Dule është takuar edhe me të ish-kreun e PS-së Fatos Nano, I cili është vetëshpallur kandidat për kreun e ri të shtetit duke i dhënë këtij të fundit edhe mbështetjen e tij.

Ndonëse, kreu i opozitës Edi Rama ka kërkuar një takim me kryeministrin Berisha në lidhje me kandidatin për presidentin e ri të vendit, kreu i mazhorancës e ka shmangur një takim të tillë.
 

Edhe pse kryeministri ka bërë ftesë ndaj PS për takime në kuadër të negociatave për Presidentin, ai thekson nuk e sheh domosdoshmërisht të nevojshëm takimin me Ramën, pasi sipas tij kjo mund të bëhet fare mirë përmes autorizimeve të përfaqësuesve nga të dyja palët.
 

Më herët, grupi i PD-së i mandatuar për negociatat, nën drejtimin e lidërshipit Berisha është takuar me kreun e LSI-së, Ilir Meta, kreun e PR-së Fatmir Mediu dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ndërsa po i afrohemi votimit të parë në parlament, më 30 maj, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ende nuk është shpallur ndonjë emër konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›