Këshilli i Sigurimit dënon vrasjen e Rabanit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar atë që e ka cilësuar si “sulm terrorist” ndaj ish-presidentit dhe kryenegociatorit për paqe në Afganistan, Burhanudin Rabani.
Ky i fundit u vra gjatë një shpërthimi në shtëpinë e tij të martën, teksa po zhvillonte bisedime me kryengritësit .
Talibanët kanë lëshuar një deklaratë të mërkurën, duke thënë se grupi nuk është i gatshëm të komentojë vrasjen e Rabanit.