NATO heq tre barikadat në veri të Kosovës

Zëdhënësi i NATO-s në Kosovë, Hans Vihter, ka deklaruar se aleanca ushtarake ka filluar largimin e postblloqeve të vendosura nga serbët në veriun e vendit.
Sipas AP-së Vihter ka theksuar se paqeruajtësit kanë hequr të paktën tre bllokada që kanë ndaluar KFOR-in t`u afrohet bazave në veri.
Barikadat ishin vendosur në shenjë proteste ndaj aksionit të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.