Kosova s`e pranon temën e veriut në bisedime

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se Kosova asnjëherë nuk do ta pranojë temën e veriut në tavolinën e bisedimeve. “Unë vazhdimisht e kam theksuar se nuk do të ketë tema politike, vetëm praktike”, ka theksuar ajo.
Kjo përgjigje e shefes së delegacionit kosovar ka ardhur pas publikimit në mediat vendase se ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në veri të Kosovës do të nxisin hapjen e bisedimeve për status special për këtë pjesë të vendit.
Për pamundësinë që dialogu nga ai teknik të “rrëshqasë” në politik, Tahiri ka thënë se tashmë janë deklaruar shumë herë aleatët më të fuqishëm të Kosovës, shkruan Koha Ditore.
“Ndërkombëtarët dhe aleatët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë konfirmuar se dialogu ka karakter teknik. Asnjë prej faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë nuk ka folur ndryshe përveçse për një dialog teknik”, është shprehur ajo. “