E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Sigurimit ne OKB Debate per Kosoven


Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara trajtoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi gjendjen në Kosovë, gjatë pasdites së ditës së martë.

Në dokumentin e hartuar prej drejtuesit më të lartë të OKB-së flitet me tone serioze për situatën shqetësuese të krijuara në veri të Kosovës, ndërsa vlerësohej se bisedimet “e thelluara” midis dy shteteve janë të vetmet në gjendje për të zhbllokuar situatën.

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se: “Tre muajt e fundit të krizës kanë shërbyer për të forcuar institucionet e Kosovës”. Ai kërkoi gjithashtu Jemi të angazuar për të luftuar krimin në të gjithë territorin dhe asnjë banor i Kosovës, përfshi ata të pakicës serbe, nuk do të ketë imunitet përpara tij

Enver Hoxhaj
Ministër i Jashtëm i Kosovës një ndihmë më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar, për të ushtruar një presion më të madh mbi Serbinë, për ta detyruar që të braktisë taktikën e sabotimit të vazhdueshëm të shtetit kosovar nëpërmjet barrikadave. “Jemi të angazuar për të luftuar krimin në të gjithë territorin dhe asnjë banor i Kosovës, përfshi ata të pakicës serbe, nuk do të kenë imunitet përpara tij”, theksoi Hoxhaj.

I thirrur në këtë mbledhje, përfaqësuesit i UNMIK-ut, Farid Zafit, theksoi se “është absolutisht e domosdoshme që situata të zgjidhet pa dhunë dhe gjakderdhje”.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, mbajti një qëndrim të dyfishtë përsa i përket çështjes së barrikadave. “Aksioni i 16 shtatorit u mbështet nga KFOR dhe UNMIK. Ishte ai aksion që detyroi serbët e veriut të Mitrovicës që të vepronin në këtë mënyrë”.

Megjithatë, Jeremiç pranoi se ato duhet të hiqen një ditë. “Është e qartë që rrugët nuk mund të qëndrojnë gjithmonë të bllokuara, por duhet të plotësohen disa kushte politike, që barrikadat të hiqen. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur këtë”. Në fund të fjalës së tij, Jeremiç iu rikthye akuzave të Dik Martit, që akuzon Shqipërinë dhe Kosovën për koordinimin e një trafiku të organeve gjatë konfliktit të vitit 1999. “Serbia kërkon një angazhim më të madh nga komuniteti ndërkombëtar për të çuar përpara këto hetime”, përfundoi Jeremiç.

Facebook Sondazh

Cfare rruge duhet te ndjeke Kosova per largimin e barrikadave

Rrugen e bisedimeve

Rrugen e ashper

Asnjeren prej tyre


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_518'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(518); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tadic: Të hiqen barrikadat
Presidenti serb, Boris Tadic, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të tërhiqen nga barrikadat përfundimisht. Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka deklaruar se KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës duhet të përdorin forcë proporcionale ndaj protestuesve serbë në veri. Kosovë, veriu gdhihet i qetë
Nata në fshatin Jegenicë, në veri të Kosovës, ka kaluar e qetë dhe vijon të paraqitet e tillë, ndonëse tensionet nuk mungojnë.
Krasniqi: Kriminelët po fitojnë guxim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dënuar ashpër aktin e ekstremistëve serbë në veri të Kosovës, të cilët plagosën sot dy ushtarë të KFOR-it. Tadic: Të ndërpritet konflikti në veri
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka kërkuar të hënën ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit mes serbëve të veriut të Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare në këtë vend.

Lajmet kryesore

Clirimi me dy data
Ish-partizani: Luftuam edhe më 29 në mëngjes
Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Kriza, skenarët për euron
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›