Regjistrimi anti-kushtetues teke e Athines

“Basti im ka qenë ky; nëse në fund të procesit të Gjykatës Kushtetuese do të rezultojë që ndryshimi i kombësisë dhe manipulimi ka qenë kushtetues unë do të dorëzoj detyrën time”.
Kështu deklaroi në vijim të fjalës së tij në Top Story, përfaqësuesi i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu duke nënkuptuar procesin gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese që pritet të shqyrtojë kërkesën për kushtetueshmërinë e ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
“Jam i gatshëm nëse Gjykata Kushtetuese shprehet se ligji i servirur nga Athina, që thotë se lënia e kombësisë shqiptare për atë greke është kushtetuese, unë lë detyrën. Por nëse arbitri, që është Gjykata Kushtetuese RegjistrimiRegjistrimi, INSTAT gati qendra e të dhënave AK: Të zbardhen bisedimet Haxhinasto-Zepos Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës e hedh poshtë, përgjegjësia do të bjerë mbi ata që miratuan ligjin e 2003-t, duke krijuar precedentin e vetëm në Europë ku ndryshohet kombësia. Me kombësinë lind, nuk shndërrohet, ndryshe shtetësia. Cfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese do të thotë se gjithë ky proces ka qenë anti-kushtetues?”, thotë Spahiu.
Më tej lideri i Aleancës Kuqezi tha se kombësia është shndërruar në një mall tregu me letra nga kisha dhe certifikata falso dhe shtoi se Aleanca që ai udhëheq nuk është kundër regjistrimit, por kundër përfshirjes në të të dy pyetjeve, atë për besimin fetar dhe për përkatësinë etnike.
“Ne jemi vetëm kundër 2 pyetjeve. Shteti nuk mund të vijë të më pyesë se cfarë feje kam dhe jemi kundër regjistrimit mbi baza etnie. Asnjë ligj nuk parashikon që në census të futet pyetja për deklarimin e fesë dhe etnisë”, deklaroi Spahiu.
“Regjistrimi, tekë e Athinës”
Zoti Spahiu tha se regjistrimi në këtë formë është kërkesë e Athinës në këmbim të mbështetjes në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai e cilësoi regjistrimin si “kriter të 13”, i bashkangjitur 12 kritereve të Brukselit për procesin e integrimit.
Spahiu shtoi se parashikimi i gjobës deri në 1 milion lekë për deklarim të rremë, është fiktiv, pasi nuk është ngritur një sistem referencial që do të verifikojë deklarimet nëse janë të vërteta apo të rreme.
Biseda precipitoi në një debat të fortë mes Spahiut dhe Stavri Markos (gazetar dhe përfaqësues i minoritetit grek) pro dhe kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Kabllogramet jo të vërteta”
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar në Komisionin parlamentar të Sigurisë, pas interesimit të deputeteve socialistë, se akuzat ndaj nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kulicaj janë akuza politike.
Parashikime negative për Eurozonën
Eurozona përgatitet për të tjera lajme të këqija. Zyrtari më i lartë i cështjeve ekonomike për Europën, Olli Rehn pritet të bëjë një vlerësim të zymtë për monedhën e përbashket vetëm pak orë pasi Franca dhe Gjermania insistuan se Greqia e zhytur në borxhe mbetet pjesë përbërëse e zonës së Euros. “Wikileaks” dhe 28 Nëntori
Valbona Sulce - Përtej të gjitha historive me emra e mbiemra, komente e stërkomente të bazuara në kabllogramet e ambasadës amerikane, publikuar nga “Wikileaks” dhe ripublikuar nga mediat shqiptare, qëndrojnë dy mësime të mëdha. KLD: Të zbulohen vrasësit
Ndërsa nuk ka ende një emër për të dyshuarin e vrasjes së gjykatesit Skerdilajd Konomi, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, nxiti organet hetimore për zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarjeje. Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Hera e fundit që kishin shkëmbyer batuta kishte qenë në tryezën e reformës zgjedhore në tetor të një viti më parë. Kësaj here shërbeu ceremonia për 20 vjetorin e fondacionit gjerman “Fridrih Ebert”.
Lajmet kryesore
"Veriu", Thaçi: Ruani qetësinë, nuk do ndalemi
EULEX zbardh aksionin; serbët bllokojnë Jarinën
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
Kukan: Serbët të shmangin dhunën
KLD: Të zbulohen vrasësit