E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Sigurimit seance te posacme per Kosoven

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të nisë konsultimet me dyer të mbyllura në lidhje me situatën e fundit në veriun e Kosovës, pasi pranoi më parë kërkesën e Serbisë për këtë qëllim. Siç njoftojnë burime diplomatike nga misioni gjerman, Sekretariati i OKB-së do të informojë vendet anëtare të Këshillit mbi situatën dhe më pas do të vazhdojë me diskutimin e çështjes.
 
Agjencia serbe e lajmeve B92 njofton se Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç nuk ka arritur të fluturojë nga Londra drejt Nju Jorkut, mbrëmjen e djeshme. Por, edhe nëse arrin në kohë për nisjen e sesionit, burime të agjencisë thonë se nuk është e sigurtë nëse ai do të lejohet t’i drejtohet këshillit. Jeremiç njoftoi më herët se po negociohej për të marrë një leje formale që ai t’i drejtohej këshillit, pasi disa vende kishin kundërshtuar.

Nga ana tjetër, edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Nju-Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Diplomatët thanë se bisedimet ne selinë e OKB në Nju Jork do të jenë të rezervuara për sytë e publikut, dhe jo të hapura siç kërkoi Serbia.

        

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›