Mesazhi i Al Kaedes Al Assad kapo i nje bande kriminale

"Bashar Al Assad nuk është gjë tjetër veçse kapoja i një bande kriminale ". Me këto fjalë lideri i ri i Al Kaedës, egjiptiani Ayman Al Zawahri, ndërhyn në krizën siriane me një video të publikuar gjatë natës në forumet xhihadiste.
Në regjistrimin 7 minutësh mjeku egjiptian ofron popullin e Sirisë të mos lidhë aleanca më kolonialistët e vjetër dhe kryqëzorët e rinj". Ky është mesazhi i parë video i Zawahri që kur zuri vendin e Osama Bin Laden, të vrarë më dy maj gjatë blicit amerikan në Abbottabad, në Pakistan.
Al Zawahri akuzon administratën amerikane se ka urdhëruar një komplot të planifikuar për të zevëndësuar Assad me një politikan të gatshëm për të mbrojtur kufijtë zionistë. Duan të na imponojnë një tjetër regjim antirevolucionar e kundër xhihadit që të mbështesë amerikanët dhe interesat e izraelit ".
Ndonëse ka marrë përsipër rolin e liderit të Al Kaedës që nga fillimi i qershorit në këtë regjistrim Al Zawahri nuk i referohet rolit të tij të ri brenda organizatës, ndërsa shfaqet me veshjen e tij karakteristike.
Delina Bitraku