E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston një 18-vjeçar në Finlandë

Policia finlandeze ka arrestuar një djalë 18-vjeçar, ku pas një kontrolli në shtëpinë e tij, janë gjetur gjëra nga të cilat mund të përdoren për mjete shpërthyese.

Policia bëri të ditur se ishte informuar pas gjetjes së 10 kilogramëve pleh artificial që kishin ardhur nga Polonia në adresë të të dyshuarit.

Policia tha se ky rast nuk ka ndonjë lidhje me sulmin me bombë dhe armë që ndodhi në Norvegji nga një ekstremist anti-Islam ku vrau 76 njerëz më 22 korrik.

Disa lloje të plehut bujqësor janë përdorur në të kaluarën për të krijuar eksplozivë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›