E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 12 të vrarë nga sulmet

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dy bombave në qytetin Tikrit të Irakut.

Shpërthimi i dyfishtë ndodhi pranë një banke lokale, ku policët dhe ushtarët po merrnin pagat e tyre. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet.

Kohët e fundit, dhuna në Irak ka rënë, por shpërthimet dhe sulmet mbesin pothuajse ngjarje të përditshme.

Trupat e fundit të Shteteve të Bashkuara pritet të largohen nga shteti irakian deri në fund të këtij viti, më shumë se tetë vjet pas ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA, e cila rrëzoi ish-udhëheqësin Sadam Husein. Tikriti është vendlindja e Sadamit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›