E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Sigurimit vendos sot per shtrirjen e EULEX

Drejtuesit e institucioneve te Kosoves jane takuar diten e djeshme me diplomatet e Grupit te Kontaktit ne Prishtine, per te diskutuar per shtrirjen e misionit EULEX ne Kosove. Mbajtja e ketij takimi eshte konfirmuar, mirepo nuk jane dhene detaje te tjera. Nderkohe eshte raportuar se ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit ne Kombet e Bashkuara, sekretari Ban Ki-Mun do te theksoje "perparimin" e arritur mes UNMIK-ut dhe Beogradit.. Grupin e Kontaktit e perbejne SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia. Ndersa raportohet se ky takim eshte mbajtur pa perfaqesuesin rus. Takimi i lidereve kosovare me perfaqesuesit e Grupit te Kontaktit, vetem sa shton edhe me shume "thashethemet" qe se fundi jane paraqitur ne media per shtrirjen dhe funksionalizimin e misionit EULEX ne Kosove. Nga njera ane eshte raportuar se BE-ja eshte e gatshme te miratoje kushtet kryesore te Beogradit per vendosjen e EULEX-it ne Kosove, qe ai te miratohet ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, te mbetet neutral ne raport me statusin e Kosoves dhe te mos i referohet planit te Marti Ahtisarit. Ndersa nga ana tjeter, raportohet se pala kosovare ka perjashtuar cdo mundesi qe EULEX-i te jete neutral ndaj statusit te Kosoves. Sidoqofte, gjithcka pritet te sqarohet sot kur Keshilli i Sigurimit i OKB-se do te diskutoje per Kosoven dhe kur pritet raporti i sekretarit te pergjithshem te kesaj organizate, Ban Ki-Mun. Sidoqofte, drejt Nju Jorkut te dielen eshte nisur edhe ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni, i cili do te jete i pranishem ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Sigurimit. Formati i mbledhjes se 11 nentorit ende nuk eshte bere publik, ashtu sikurse nuk dihet ende, nese perpos raportit te UNMIK-ut per Kosoven, do te kete apo jo fjale te tjera. Njekohesisht, ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit do te marre pjese edhe ministri serb i Puneve te Jashtme, Vuk Jeremic. Dite me pare ai ka thene se Serbia nuk do te perkrahe raportin e sekretarit te pergjithshem te OKB-se, nese ai raport nuk permban te gjitha kushtet qe i ka kerkuar Serbia per vendosjen e misionit EULEX.

Cfare propozon sekretari Ban Ki-Mun per misionin

Sekretari Ban Ki-Mun ne raportin e tij, do te theksoje perparimin e arritur ne mes te UNMIK-ut dhe Beogradit per gjashte pikat e propozuara, sikur dhe vazhdimin e bisedimeve per keto ceshtje. Marreveshja mes UNMIK-ut, OKB-se dhe qeverise se Serbise, parasheh formimin e stacioneve dhe nenstacioneve te reja te policise, ne zonat e banuara me shumice serbe. Nderkaq sa i perket doganave, parashihet puna e perbashket ne mes te doganiereve nderkombetare dhe atyre serbe


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›