BE nuk konfirmon pranimin e kushteve te Serbise mbi misionin
Ministrat e Bashkimit Evropian diskutuan dje ne Bruksel gjetjen e nje formule qe do t'i mundesonte Misionit Evropian ne Kosove, te jete funksional ne tere territorin. Brukseli zyrtar nuk ka konfirmuar nese eshte pajtuar me kushtet e kerkuara nga Serbia qe EULEX-i te jete neutral ndaj statusit dhe te veproje jashte kornizave te planit Ahtisari. Misioni Evropian per Sundim te Ligjit ne Kosove, EULEX thote se nuk eshte i perfshire ne bisedimet qe po zhvillohen ndermjet Brukselit dhe Nju Jorkut ne njeren ane dhe Beogradit ne anen tjeter. Nje zedhenese e EULEX-it, Karin Limdal thote se ata nuk jane ne dijeni per ndonje marreveshje te mundshme ndermjet Beogradit dhe Brukselit, qe do t'i mundesonte misionit evropian fillimin e punes ne Kosove. "EULEX-i eshte mision teknik, ne nuk jemi te perfshire ne bisedime. Bisedimet po zhvillohen ndermjet Brukselit dhe Beogradit, ndersa ne ne Kosove po ndertojme misionin qe te pergatitemi per te qene funksional ne fillim te dhjetorit", tha Limdal. E pyetur, nese te qenit mision teknik, nenkupton se EULEX-i do te jete neutral ndaj statusit te Kosoves, sic kerkon Serbia, ajo u pergjigj se "kjo do te thote se ne jemi mision teknik ne fushen e sundimit te ligjit, ne nuk jemi te perfshire ne ceshtje politike dhe ne jemi ketu per te permiresuar rendin dhe ligjin. Ky eshte i vetmi qellim qe ka EULEX-i. Ne jemi ketu per te gjithe qytetaret e Kosoves dhe per te gjitha komunitetet dhe ne presim te vendosemi ne tere territorin".
Heshtja
Qeveria e Kosoves ka zgjedhur heshtjen, pas njoftimeve se Bashkimi Evropian eshte pajtuar me kushtet e Serbise per vendosjen e EULEX-it. Askush nga zyrtaret e qeverise nuk ka pranuar te flase zyrtarisht per kete ceshtje.
Heshtja
Qeveria e Kosoves ka zgjedhur heshtjen, pas njoftimeve se Bashkimi Evropian eshte pajtuar me kushtet e Serbise per vendosjen e EULEX-it. Askush nga zyrtaret e qeverise nuk ka pranuar te flase zyrtarisht per kete ceshtje.