E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kundershton planin, KS shtyn seancen mbi EULEX

Pas bisedimeve te gjata me perfaqesuesit e BE-se dhe ata te SHBA, Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Thaci kane refuzuar dokumentin gjashtepikesh si marreveshje e arritur mes OKB-se, BE-se dhe Beogradit per shtrirjen e EULEX-it. Ndersa e kane cilesuar kete marreveshje si cenim te sovranitetit dhe integritetit Kushtetues, Sejdiu dhe Thaci kerkuan vazhdimin e bisedimeve per te arritur deri te nje marreveshje qe do te ishte ne harmoni me Kushtetuten e Kosoves dhe pakon e Ahtisarit. Pas dy diteve te negociatave intensive qe Sejdiu e Thaci zhvilluan me perfaqesuesit e vendeve te Quint-it, BE-se dhe ambasadoren amerikane, Tina Kaidanau, ne oret e mbremjes, lideret kosovare dolen me qendrimin unik me te cilin e refuzojne kete marreveshje. Presidenti Sejdiu tha se elemente te kesaj marreveshjeje jane te papranueshme, sepse cenojne kushtetutshmerine e Kosoves. "Institucionet e Republikes se Kosoves konsiderojne se elemente substanciale te dokumentit gjashte pikesh te prezantuar, nuk jane te pranueshme per Kosoven, ne formen e tanishme te tyre", deklaroi ai. Nderkohe, kryeministri Hashim Thaci tha se besonte qe partneret dhe miqte nderkombetare te Kosoves do ta kuptojne vendimin e lidershipit te Prishtines. Duke u nderlidhur me nje kerkese te kryesueses se radhes se BE-se, me te cilen i rekomandohej Prishtines qe ta pranonte dokumentin gjashte pikesh, Thaci tha se pala kosovare gjithe procesin e pavaresimit e ka koordinuar me nderkombetaret, kurse si rezultat i ketyre koordinimeve ishte miratuar dhe pakoja e Ahtisarit. Mbledhja e sotme e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara eshte shtyre me kerkese te dy anetareve te perhershme te ketij keshilli. Ne mbledhjen qe duhej te zhvillohej sot pritej qe sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Mun te paraqiste raportin per Kosoven. Lajmi eshte konfirmuar nga selia e OKB-se ne Nju Jork, duke mos saktesuar mbajtjen e mbledhjes se radhes.

Cfare do te diskutohej ne seances e parashikuar

Ne seancen e parashikuar per sot, pritej te diskutohej plani gjashte pikesh i sekretarit te OKB-se, Ban Ki-Mun per vendosjen e misionit evropian EULEX ne Kosove. UNMIK-BE kane arritur marreveshjen ne parim, me qeverine e Serbise per modalitetet e shtrirjes se EULEX-it ne Kosove dhe per bashkepunimin e Beogradit me UNMIK-un ne gjashte pikat e Ban Ki-Munit. Marreveshja UNMIK- Beograd ka te beje edhe me policine, gjykatat, doganat, vijat kufitare, transportin e telekomunikacionin, si dhe me trashegimine kulturore e fetare ortodokse.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›