E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes mistershem ne shtepi 42-vjecarja

Librazhd - Ka vendosur t'i jape fund jetes pas 15 vjet bashkejetese. Ngjarja ka ndodhur ne Perrenjas, kur qytetarja M. M. 42 vjec ka humbur jeten krejt papritur ndersa ndodhej ne banesen e saj. 42-vjecarja ka nderruar jete ne prani te Xhaferr Beqo me te cilin bashkejetonte prej 15 vjetesh, thane burime te policise. 47-vjecari ka deklaruar ne polici dhe para hetuesve se gjendja shendetesore e gruas eshte perkeqesuar menjehere. Ai eshte munduar t'i jape ndihmen e pare, madje ka kerkuar edhe ndihmen e fqinjeve. Por brenda pak castesh M. M. ka nderruar jete duke mos dhene asnje shprese per t'u derguar ne spital. Me pas Xhaferr Beqo ka njoftuar policine. Ne vendngjarje ka shkuar policia, grupi hetimor dhe nje ekspert i Institutit te Mjekesise Ligjore ne Tirane. Nga keqyrja e kufomes, vendit te ngjarjes dhe pyetja e deshmitareve rezulton se vdekja ka qene natyrale. Sipas eksperteve 42-vjecarja mund te kete pesuar atak kardiak ose hemorragji cerebrale.

F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›