Keshilli voton Malajn prokuror te Tiranes
TIRANE - Keshilli i Prokurorise se Pergjithshme ka hedhur dje ne votim dy kandidaturat per drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne mbledhjen e djeshme gjashte anetaret e Keshillit fillimisht kane shqyrtuar dy kandidaturat e prokurorit Sokol Malaj dhe prokurorit tjeter Besnik Muci dhe me pas i kane hedhur ato ne votim. Sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme ne perfundim te votimit kandidati Sokol Malaj ka marre 5 vota ndersa prokurori Besnik Muci ka marre nje vote. Pas votimit te djeshem Keshilli i Prokurorise i ka derguar propozim kryeprokurores Ina Rama per emerimin e prokurorit Sokol Malaj ne drejtimin e organit te akuzes ne Tirane. Prokuroria e kryeqytetit prej disa muajsh drejtohet nga prokurori Sokol Malaj i cili u komandua nga prokurorja e Pergjithshme pas largimit te ish-kryeprokurorit Genti Xholi. Malaj drejtonte me pare Prokurorine e Vlores por pasi mbeti vakant drejtimi i Prokurorise se Tiranes u transferua ne kryeqytet me urdher komandimi te prokurores Ina Rama. Me pare prokurori Sokol Malaj ka kryer detyren e prokurorit prane Prokurorise per Krime te Renda ku ka hetuar disa nga organizatat kriminale te goditura vitet e fundit.