Dhuna ne familje Burgaj Shtohen padite ne polici
TIRANE - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj gjate nje takimi me drejtuesit e Policise se Tiranes tha se ka pasur rritje te veprave penale ne fushen e droges nderkohe qe kultivimi i lendeve narkotike ka pesuar renie. Per kreun e policise shqiptare kjo do te thote se ka pasur rritje te zbulueshmerise se veprave penale. Ne takimin me drejtuesit dhe efektivat e drejtorise se Tiranes kreu i policise ka kerkuar qe komisariatet te krijojne ambiente te vecanta te cilat mundesojne qe efektivat te mbajne uniformen vetem gjate orarit te sherbimit. Duke analizuar punen e policise drejtori i pergjithshem evidentoi rritjen e zbulueshmerise kunder krimit ekonomik korrupsionit dhe goditjen e krimeve kunder personit. Nje vemendje e vecante ne analize iu kushtua rasteve te dhunes ne familje. Per kete drejtori i pergjithshem i policise tha se ka rritje te evidentimit te ketyre veprave duke e interpretuar kete si rritje te besimit te publikut tek policia. Gjate fjales se tij Burgaj theksoi se pavaresisht rezultateve inkurajuese te muajve te fundit ne Drejtorine e Policise se Tiranes eshte i domosdoshem permiresimi i punes se strukturave te policise. Kreu i policise tha se duhet forcuar lufta kunder krimit te organizuar vecanerisht lufta kunder trafikimit te droges dhe qenieve njerezore. Burgaj kerkoi angazhim me te madh te efektivave te policise ne forcimin e metejshem te luftes dhe parandalimin e krimeve kunder personit dhe prones. Ne perfundim te takimit Hysni Burgaj kerkoi angazhimin e te gjitha strukturave ne funksion te sigurise ne shkolla me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor.