E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarët e PS me tregtarët: Na janë rritur taksat

TIRANE- Keshilltaret socialiste te Bashkise se Tiranes ne nje takim me tregtare te tregut ushqimor me shumicë të Tiranës janë marre shqetesimet e tyre per problemin e taksave. Sipas tyre, taksat vendore të biznesit të vogël jane rritur.

Gjate takimit jane shfaqur tregtarë me fatura në duar qe u jane ankuar kehsilltareve socialiste dhe kane treguar se çfarë ka ndodhur me taksat e tyre.

Sipas tregtarëve në situatën e vështirë ekonomike, kur edhe fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm në kryeqytet shumë prej tyre po shkojnë drejt falimentit të plotë.

Këshilltarët socialistë thanë se ky është një fenomen shqetësues për të gjithë biznesin e vogël të Tiranës.

Sipas kreut te Këshilltarëve të opozitës në këshillin bashkiak Aldrin Dalipi ky nuk është një problem politik, por qytetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›