E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi, akuza dhe ironi për fiktivitetin e opozitës së drejtuar nga Edvini

14-04-2012 / Gazeta 55

Çarja mes aleatëve të majtë nuk është e lidhur vetëm me interesat politike të gjithsecilit, por edhe me qëndrime parimore të natyrës së opozitarizmit në fortë në parlament. Këtu Gjinushi gjen rastin të ironizoi fraksionin e Edi Ramës, si të paaftë politikisht për t’i bërë ballë mazhorancës. Kreu i PSD merr shkas nga dështimi spektakolar i strategjisë bllokuese të PS-së, gjatë seancës plenare të ditës së enjte, ku socialistët nga frika e numrave të tyre, tentuan të ndryshojnë rregulloren 20 vjeçare të Parlamentit dhe shkakun deri te bllokimi i parlamentit, pa ia dalë dot. Në një konferencë për shtyp, kreu socialdemokrat, në komentet pas votimit në Parlament për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka deklaruar se opozita nuk duhet të kthehet më në sallën e seancave plenare. Opozita nuk ekziston më në Parlament dhe kjo, sipas kreut të partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, u vërtetua më së miri nga zhvillimet e së enjtes në Kuvend. Gjinushi e cilësoi një gabim të madh të partisë Socialiste rikthimin në Parlament, ndërsa vuri në dyshim, që pas mënyrës si u votua për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në sallën e Kuvendit, opozita të mund të vazhdojë të mbroj edhe votën e qytetarëve. “Rikthimi i opozitës në Kuvend pa rikthimin e votës së fshehtë përbën dhe gabimin më të rëndë politik të lidershipit të PS. Një opozitë që nuk mbron dot votën e saj në sallën Kuvendit, nuk mund të mbrojë votën e qytetarëve në zgjedhjet e përgjithshme apo vendore”, u shpreh Gjinushi. Thyerja mes PSD-së dhe Partisë Socialiste tashmë është evidente. Gjinushi, thotë se ai qëndron si një opozitar ndaj një opozite pa karakter që s’është në gjendje të mbrojë as idealin e majtës dhe as interesat e elektoratit socialist. Por, përkundrejt akuzave të Gjinushit, Rama ka bërë ping-pongun e radhës nga rrjeti social Twitter. Rama ka shprehur keqardhje për prononcimin e Gjinushit, të cilin e konsideron mik dhe aleat të PS. “Aleati ynë gabon që akuzon Partinë Socialiste për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël”, thuhet në mesazhin e Ramës. Mazhoranca e kryesuar nga Partia Demokratike kaloi me sukses “testin” në Kuvend, duke u konfirmuar solide dhe e fortë, pavarësisht provokimeve dhe lëvizjeve me tentativë bllokimi të Partisë Socialiste. Elvis Çefa, kandidati i propozuar nga Partia Demokratike për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, mori 71 vota të cilat në kushtet e mos votimit të opozitës. Që në fillim të procesit të votimit opozita shfaqi hapur frikë në numrat e saj, fillimisht duke mos besuar në votimin e fshehtë me elektronikë, e më pas duke braktisur dhe votimin me kuti, duke mos shmanguar as dhunën e Gramoz Ruçit, i cili rrëmbeu fletët e votimit, duke demonstruar haptazi tentativën për të dhunuar institucionin e parlamentit dhe nxjerrjen e tij jashtë funksionimit në bazë të rregullores

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›