E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Afganistan, viziton komandot shqiptarë

Kandahar- Kryeministri Berisha është nisur dje drejt Afganistanit, ku ka vizituar për herë të parë trupat komando të Shqipërisë që shërbejnë atje.

Kjo vizitë e kryeministrit është mbajtur sekrete për arsye sigurie, por mësohet se përvecc takimit me ushtarët pritet që shefi i qeverisë të takojë dhe disa prej krerëve më të lartë të NATO- s.

Detaje mbi axhendën e kryeministrit nuk bëhen të ditura, por pritet që ato të publikohen menjëherë pas kthimit të tij.

Vizita e Berishës ka ardhur vetëm pak kohë nga ngjarja tragjike që u ndodhi ushtërve tanë atje. Pasi sipas një sulmi vdiq kapiteni Feti Vogli dhe mbeti i plagosur nëntetar Aleksandër Peçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›