Këshilltarët e Pacollit
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli këtë javë pritet t’i emërojë këshilltarët kryesorë politikë që do jenë afër tij gjatë krejt mandatit.
Burime të gazetës Express kanë thënë se Pacolli është në fazën finale për të angazhuar në ekipin e këshilltarëve emra të njohur në Kosovë dhe rajon.
Sipas burimeve, Nënkryetari aktual i AAK’së, Naim Maloku pritet të emërohet këshilltar për çështje të sigurisë në kabinetin e Pacollit.
Këshilltar për integrimet në BE dhe NATO do të jetë Blerim Reka, ish-ambasadori i Maqedoninë në Bruksel dhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare.
Për bisedimet me Serbinë - Pacollin do ta këshillojë politologu Behlul Beqaj, i cili ka qenë edhe këshilltar i Hashim Thaçit, gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...