Turqit ofendohen nga librat e Kosovës

Përfaqësuesit turk në Kosovë janë tronditur kur kanë kuptuar se Turqia jug-perëndimore përshkruhet si Kurdistan ndërsa pjesa veri-perëndimore e Turqisë, paraqitet si pjesë e Armenisë në librat shkollor në Kosovë, raporton ueb-faqja “Haberler”.
Përveç hartave, kishte edhe imazhe dhe tekst që ofendonte turqit në librat shkollor të historisë dhe gjeografisë, vazhdon më tej “Haberler”.
Duke iu referuar këtyre librave, kryesuesi i Unionit të Mësuesve Turk në Kosovë, Daniel Ashık, ka deklaruar se e kanë përkthyer të gjithë materialin dhe referencat ofenduese në Turqi nga gjuha shqipe në turke.
Ai ka theksuar se flamuri turk është i shkelur nga një thundër kali në librin e historisë së klasës së 4-të. Për më tepër, librat përmbajnë shumë ofendime kundër ushtarëve turq.
“Ky nuk është vetëm një ofendim ndaj Osmanëve, por ndaj të gjithë popullit turk”, tha ai. (zëri)