E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Emmy

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 12:32

Zemra e këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit “Emmy” është ndalur së rrahuri sot paradite në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

22 vjeçarja nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë nga një përplasje me makinë, në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të zones se "Varrit të Bamit”, në Tiranë.

E reja u dërgua në koma dhe mjekët deklaruan se ka pësuar lëndime në tru dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte.

Policia ka arrestuar si autor biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se është autor i plagosjes së qëllimshme të këngëtares së re.

Sipas mediave nga të dhënat që shoqërojnë ngjarjen e rëndë saktësohet se mes kosovarit, dhe të resë shqiptare kishte ekzistuar dikur edhe një lidhje intime. Ndërkohë që të shtunën mësohet se ka pasur një sherr mes tyre, brenda pubit.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se 44 vjeçari nga Peja, baba i pesë fëmijëve nga dy martesa të ndryshme, ishte biznesmen i fuqishëm në lëmin e restoranteve dhe pub-eve në Prishtinë e në disa qytete të tjera të Kosovës,

Elsina Idershai 22- vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: "Let it play", "Pse të dua ty", "Rastësisht u pa¬më", "A ma jep", etj.

Me të mësuar lajmin familjarët Elsinës që ndodhen në Greqi ishin nisur urgjentisht drejt Tiranës, ndërsa në dyert e spitalit gjatë ditës së djeshme janë parë disa këngëtare të njohura të skenës si: Ingrit Gjoni, Rezarta Shkurta, Ronela Hajati, shkruan Gazeta Shqiptare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›