Keshilltaret e djathte Poni Te shkarkohet Rama szbukuroi Tiranen
TIRAN- Keshilltaret e djathte ne Bashkine e Tiranes kane kerkuar shkarkimin e kryetarit te Bashkise Edi Rama. Me ane te nje deklarate per shtyp Ferdinand Poni ka theksuar se shkarkimi do te kerkohet pasi Dita e Flamurit 28 Nentori e gjeti Tiranen
te pazbukuruar.
Sipas Ponit Edi Rama i ka shkelur me te dyja kembet si dinjitetin shqiptar ashtu edhe ligjet e ketij vendi qe jane ne themel te ekzistences se shtetit qe kushtezojne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
Ne keshilltaret Demokrate te Keshillit te Bashkise se Tiranes ne perputhje ligjin Nr 8652 date 31.07.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 do te kerkojme shkarkimin e z. Rama nga detyra si dhe i kerkojme prokurorise te nise procedimin penal per kete njeri qe thyen ne menyre flagrante kushtetuten e ligjet ne dem te interesave te ligjshme te Shqiperise e shqiptareve- shkruhet ne deklarate.