E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbukurimi i Tiranes reagon Bashkia Serjani Na pengoi policia

TIRAN- Menjehere pas kerkeses se keshilltareve te djathte per shkarkim te kryetarit Edi Rama pasi ky i fundit nuk kishte zbukuruar Tiranen per festa ka reaguar Bashkia.

Zedhenesi i Bashkise se Tiranes Florjan Serjani tha se kete vit ka qene policia ajo qe ka penguar zbukurimin e kryeqytetit pasi cdo vit Bashkia ka vendosur flamuj
Kete vit kemi hasur ne pengesen e policise tha Serjani dhe per te shmangur cdo konflikt te mundshem ne rruge nuk kemi reaguar.

Zedhenesi Serjani tha se Bashkia do te depozitoje kallezim penal ndaj Ferdinand Ponit.

Me heret keshilltaret e djathte ne Bashkine e Tiranes kane kerkuar shkarkimin e kryetarit te Bashkise Edi Rama. Me ane te nje deklarate per shtyp Ferdinand Poni ka theksuar se shkarkimi do te kerkohet pasi Dita e Flamurit 28 Nentori e gjeti Tiranen
te pazbukuruar.



Sipas Ponit Edi Rama i ka shkelur me te dyja kembet si dinjitetin shqiptar ashtu edhe ligjet e ketij vendi qe jane ne themel te ekzistences se shtetit qe kushtezojne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.

Ne keshilltaret Demokrate te Keshillit te Bashkise se Tiranes ne perputhje ligjin Nr 8652 date 31.07.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 do te kerkojme shkarkimin e z. Rama nga detyra si dhe i kerkojme prokurorise te nise procedimin penal per kete njeri qe thyen ne menyre flagrante kushtetuten e ligjet ne dem te interesave te ligjshme te Shqiperise e shqiptareve- shkruhet ne deklarate.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›