E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami nuk beson tek fitorja pas martesës PS- LSI: Radikalizmi me KQZ-në ndihmon Metën

islamiDeputeti Kastriot Islami, në një analizë të gjatë të botuar në të përditshmen Panorama, përsërit pak a shumë tezën e tij të mëparshme se e majta nuk fiton as e bashkuar dhe as e përçarë.

Islami thotë se e bashkuar e majta ka marrë më pak vota se e djathta në vitin 2007. Kurse e përçarë e majta ka më shumë vota në shumatore se e djathta.

Për më tepër, ai shton se martesa mes PS dhe LSI ka ardhur në një moment të vështirë.

Islami shkruan se kjo aleancë erdhi në mënyrë krejt të papritur pa kuruar aspak problemet e trashëguara dhe pa gjetur argumentet e nevojshme për të përgatitur bazën për bashkimin.

Pikërisht në bazë, sipas Islamit, do jenë edhe problemet më të mëdha.

Po ashtu ai shton se martesa ka krijuar edhe një grup kundërshtarësh të egër nga aleatët tradicionalë.

LSI duhet të përgatitet për një klimë armiqësore në terren jo vetëm nga PS, por edhe nga aleatët, shkruan ai.

Islami parashikon se do ketë shumë votues që do abstenojnë, edhe pse janë të majtë.

Ai shprehet se Rama dhe Meta mendojnë se rruga më e mirë është aplikimi i një qasje radikale, si në rastin e KQZ-së.

Sipas Islamit, radikalizmi në KQZ ndihmon më shumë Metën, sepse kështu të majtët harrojnë martesën e LSI me Berishën./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›