Këshilltarët e majtë, padi penale për Bashën. Kosovrasti kallëzon sekretarin
TIRANE- Përfaqësuesi ligjor i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës depozitoi sot një padi penale për kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, dhe për kryetarin e Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, për shpërdorim detyre dhe kundravajtje ligjore.
Këshilltarët e majtë pretendojnë se Njazi Kosovrasti ka ushtruar detyrën jashtë kompetencave ligjore, pasi tashmë në Këshillin Bashkiak ka një mazhorancë te re, e cila ka zgjedhur si kryetar Aldrin Dalipin.
Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës e cilësoi të paligjshme mbledhjen e këshilltarëve të majtë, në të cilën u shkarkua kryetari i Këshillit Bashkiak Kosovrasti dhe emërua në vend të tij, kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi.
INCIDENTI NË KËSHILLIN BASHKIAK, KOSOVRASTI DEPOZITON KALLËZIM PENAL PËR SEKRETARIN
Kryetari i Këshillit Bashkiak, Tiranë Niazi Kosovrasti ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzim penal për shpërdorim detyre, për sekretarin e Këshillit Bashkiak, Behar Zeneli.
Në kallëzimin penal, Kosovrasti thekson se në shkelje të nenit 36, pika 2, ligji organik, nr. 8652 datë 31.07.2000: “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, më datë 28/04/2013, shtetasi Behar Zeneli, në cilësinë e sekretarit të Këshillit Bashkiak Tiranë ka lëshuar aktin e titulluar: “njoftim”, për zhvillimin e mbledhjes jashtë radhe të Këshillit Bashkiak”.
Ligji organik, nr. 8652 në nenin 31, pika 4, përcakton se: “thirrja për mbledhjen e Këshillit bëhet nga kryetari i Këshillit”. Njoftimin, sekretari i Këshillit e bën vetëm pasi Kryetari i Këshillit vendos të thërrasë Këshillin në mbledhje. Ligji ka diferencuar qartë thirrjen e mbledhjes nga njoftimi i saj.
“Kjo shkelje e paprecedentë e ligjit është arsyeja që më detyroi t’ju drejtohem Juve, me këtë kallëzim penal. Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, mendoj se një precedent i tillë i shkeljes së ligjit me dashje, përbën vepër penale dhe konkretisht veprën e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të shpërdorimit të detyrës” - shkruan në kallëzimin penal Niazi Kosovrasti .
Më tej, Kosovrasti vlerëson se: ”Me kallëzimin e këtij akti, nuk synoj të dënoj shtetasin Zeneli, por nëpërmjet tij dua të përfshihem në denoncimin e kësaj praktike kriminale të përdorimit të detyrës, në funksion të interesit të partisë dhe jo të shtetit, funksionar i të cilit shtetasi Zeneli është”.
Në datën 3 maj anëtarët e majtë të Këshillit u mblodhën në paradhomën e Këshillit Bashkiak dhe shkarkuan me 31 vota Njazi Kosovrastin, ndërsa emëruan në krye të këtij këshilli Aldrin Dalipi. Të majtët patën përplasje me Policinë Bashkiake në hyrje të derës së Bashkisë, ndërsa kjo e fundit kallëzoi penalisht disa anëtarë për dhunim të institucionit pak ditë më parë.
(er.nu/BalkanWeb)