Siguria, dyer të koduara në gjykatë
22/10/2004 TIRANË – Megjithëse siguria në Gjykatën e Tiranës, ku, aktualisht është vendosur dhe ajo e Krimeve të Rënda, është në pikën më të ulët të saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, po përpiqet ta forcojë disi. Në këtë rast nuk mund të flasim për sigurinë e gjyqtarëve të të dyja shkallëve apo të prokurorëve e avokatëve, që janë gjithë ditën të "pambuluar", por për sigurinë e të pandehurve që shoqërohen për në gjyq.
Dyert
Në të katër katet e gjykatës, në mjediset e brendshme të ndërtesës ku janë sallat e gjyqit, janë vendosur dyer të hekurta. Këto dyer do të funksionojnë me kod. Secili nga gjyqtarët apo prokurorët dhe avokatët do të ketë kodin e vet për t'u futur në sallën e gjyqit. E njëjta gjë do të bëhet edhe me derën e jashtme të gjykatës. Flitet për derën e pasme të gjykatës, e cila shërben për futjen e të pandehurve. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është menduar që e gjithë pjesa ku ndodhen sallat e gjyqit të blindohen dhe dyert, të vihen në funksionim vetëm nëpërmjet kartave të koduara. Për të parë ecurinë e punës në lidhje me vendosjen e dyerve në gjykatë erdhi vetë drejtori i Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Pirro Lutaj.
Të pandehurit
Është menduar që futja e të pandehurve në gjykatë të bëhet në masa të rrepta sigurie. Kjo gjë deri tani ka mungur. Ndërtesa e bërë ngjitur me gjykatën, ku ndodhen sallat e gjyqit, është menduar të ketë një siguri të lartë. Por, gjithsesi, siguria mungon në pjesën tjetër të gjykatës. Gjyqtarët gjatë gjithë kohës janë të ekspozuar. Deri tani gjyqtarët e krimeve të rënda janë duke qëndruar në katin e katërt të gjykatës. Në katin e sipërm është vendosur një polic, me qëllim ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë. Të pyetur për kushtet e sigurisë në këtë gjykatë, shqetësimi i parë vjen nga drejtuesit e togës së shoqërimit. Ata kanë vështirësi në transferimin e të pandehurve nga burgu në sallën e gjyqit. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve shprehen se, siguria pritet që shumë shpejt të vendoset vetëm për sa i përket ndërtesës ku futen të pandehurit dhe dhomat e izolimit, ndërsa pjesa tjetër kërkon një kosto shumë të madhe.