Keshilltari i PSV 91 zgjidhet anetar i keshillit te qarkut
Kryetari i Partise Socialiste te Vertete 91 Petro Koci ka reaguar menjehere pas qendrimit te keshilltarit te partise se tij Enver Reci per te qendruar ne mbledhjen per zgjedhjen e keshillit te qarkut ne nje kohe qe e gjithe opozita kishte marre nje qendrim te mos merrte pjese. Mesohet se Reci eshte zgjedhur me votat e PD-se si anetar i ri i keshillit te qarkut duke qene i vetmi perfaqesues i opozites. Pas ketij qendrimi ka reaguar menjehere kreu i PSV 91 Koci i cili e ka cilesuar si bashkepjesetare te manipulimit te zgjedhjeve ne Tirane. Pa dashur ti rris rendesine ndonje veprimi te cuditshem ne procesin e konstituimit te keshillit duhet te deklaroje se cdo sjellje ndryshe nga ajo e grupit socialist ne raport me mazhorancen qe mban pergjegjesi direkte ne vrasjet e 4 opozitareve ne 21 janar dhe grabitjen e mandatit te kryetarit te Bashkise Tirane mbetet e pajustifikueshme dhe komprometuese. do bashkepunim per perfitime apo dem individual opozitar me manipuluesit historike te zgjedhjeve nuk i shton dot ditet e qeverise Berisha deklaroi Koci. Kreu i PSV 91 ka vleresuar se tepermi qendrimin e mbajtur nga ana e opozites ne mbledhjen e keshillit bashkiak ku u be prezente edhe arsyeja e prezences ne konstituim. Ne emer te PSV pershendes qendrimin dinjitoz te grupit socialist te keshilltareve dhe te kryetarit te grupit Aldrin Dalipi ne konstituimin e qeverisjes vendore te Tiranes. Socialistet deshmuan politike institucionale dhe konseguence te qarte politike ne trajtimin e procedurave te konstituimit dhe ne vleresimin politik te zgjedhjeve per kryetarin e bashkise se kryeqytetit theksoi Koci. Sipas tij PSV eshte e bindur se projekti i opozites per nje Republike te Re me Kushtetute te Re eshte rruga dhe morali qe zgjidh krizen dhe afron diten e integrimit europian te vendit. Ky ka qene projekti ndaj te cilit PSV ka qene dhe mbetet sponsori kryesor politik. Ne mbledhjen e djeshme te Bashkise se Tiranes u zgjodhen dhe 15 anetaret e keshillit te qarkut. Ata jane Ferdinant Poni Suzana Guxholli Niazi Kosovrasti Dhori Kule Eneida Guria Besnik Aliaj Enkeljda Sallaku Blendi Kasmi Arjana Bekteshi Shezai Rokaj Edmond Panariti Tahir Muhedini Maksim Begeja Agim Kraja dhe Enver Reci.