E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretaret e PD-se favorite ata me me shume pike ne kryesi

Nenkryetaret Topalli dhe Patozi pritet te rizgjidhen. Emrat e rinj te kryesise mundesi per te qene edhe ne sekretariat

Lista e re e anetareve te kryesise se Partise Demokratike ka dhene edhe sinjale te qarta per sa u perket favoriteve te kesaj strukture per tu bere pjese e sekretariatit te ri qe do te zgjidhet ne muajin shtator. Tashme qe kryetari i ri i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha i cili ishte dhe njeriu me shume i votuar ne kryesi eshte vendosur ne pozicionin e tij te ri zgjedhjet e sekretareve dhe nenkryetareve te PD-se pritet te mos shoqerohen me surpriza te medha. Por ajo qe pritet te ndodhe ne shtator eshte nje shtim i numrit te sekretareve te kesaj partie nga tete qe jane aktualisht duke perfshire edhe sekretarin e Pergjithshem. Burimet bejne te ditur se drejtuesit kryesore te kesaj partie sic jane dy nenkryetaret Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi do te vazhdojne te mbajne keto pozicione edhe pas zgjedhjeve qe pritet te zhvillohen ne muajin shtator. Sipas statutit te PD-se kryetari i grupit parlamentar te kesaj partie eshte nje nga nenkryetaret e kesaj partie dhe ne kete kuader qendrimi i Patozit si nenkryetar eshte nje procedure automatike e cila parashikohet qarte ne statut. Nga ana tjeter ende nuk eshte e sigurt nese Ritvan Bode do te vijoje te qendroje si sekretar i Pergjithshem i kesaj partie kjo pasi ai eshte pjese teper aktive e ekzekutivit me postin e tij si minister Financash dhe Kryeministri Berisha mund te vendose te hedhe per kandidim per kete pozicion emra te tjere nga lista e kryesise. Vete Bode ne votimin e Keshillit Kombetar per kryesine u shfaq i nenti. Pothuajse i sigurt ne pozicionin e tij si sekretar per Ekonomine shfaqet edhe deputeti i PD-se Edmond Spaho i cili gjate votimit per kryesine e re u shfaq ne liste i treti nisur nga numri i votave qe anetaret e Keshillit i dhane. Po keshtu duket se Ilir Rusmali do te vijoje te jete sekretari per eshtjet Ligjore ne parti nisur nga fakti se ai u be pjese e kryesise se re me vota te kenaqshme. Po keshtu pozicionin e tij si sekretar organizativ po e konsolidon edhe Flamur Noka deputeti i Kukesit i cili doli i teti mes 42 emrave te votuar nga Keshilli Kombetar per kryesine e re. Por duket se emrat e rinj te kryesise te demokrateve do te jene favoritet me te medhenj per pozicionet e tjera te sekretariatit. Keshtu figura te reja ne kryesi si Prefekti i Tiranes Keltis Kruja dhe drejtori i Hipotekave Arben Qirjako duket se jane gjithashtu favorite ne garen per sekretariatin e ri nisur edhe nga fakti se vendet aty pritet te zgjerohen. Ndonese nenkryetaret dhe sekretaret e partise me te madhe ne mazhorance priteshin te zgjidheshin ne te njejten dite me kryesine e re Kryeministri Berisha i cili eshte njekohesisht kryetar i PD-se duket se ka marre vendimin ta shtyje kete proces edhe per dy muaj te tjere. Kjo kohe pritet te sherbeje per refleksion nga ana e tij ne lidhje me emrat qe do ti konsideroje me te pershtatshem per te qene pjese e struktures drejtuese te kesaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›